Mal me plehra buzë rrugës së Orikumit, era e keqe bën gati të pamundur kalimin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush do të zgjedhë të frekuentojë plazhet e bukura të jugut të Shqipërisë këtë vit, do të duhet të përballet me pamje skandaloze në kryqëzimin e Orikumit me bypasin e Vlorës, nyjen kyçe të rrugës që të çon në jug.
Blendi Fevziu: Ky është kryqëzimi i Orikumit me bypassin e Vlorës, një prej kryqëzimeve më të rëndësishme rrugore të Shqipërisë dhe një prej zonave më të rëndësishme turistike te vendit, ku pjesa më e madhe e turistëve që shkojnë drejt jugut kalojnë në atë rrethrrotullim, por buzë rrugës. Me qindra metra katrorë janë të mbushura me plehra, me një erë të frikshme ku duhet të mbash hundën me dorë, plehra të papërpunuara, ku mund të gjesh dhe kafshë të ngordhura, përveç inerteve dhe mbetjeve të tjera urbane.

Ky pirg me plehra është krijuar nga mbetjet urbane që hedh Njësia Vendore e Orikumit. Është ajo çfarë do të shohin turistët pak kilometra përpara ujërave blu e turkezë që bënë xhiron e botës në mediat më prestigjioze ndërkombëtare. Mbetjet këtu hidhen prej shumë kohësh dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Blendi Fevziu: Është një situatë skandaloze, e papranueshme që në një nga zonat më turistike të vendit, jo vetëm kjo fushë, por edhe fusha përballë, të jenë të mbushura me mbetje të tilla, të mos kenë asnjë dorë pastrimi, asnjë përgjegjës. Kjo situatë është e papranueshme për çdo cep të globit, edhe më të pazhvilluarat dhe është jashtë çdo standardi për Shqipërinë që kërkon të krijojë çdo strukturë të mirëfilltë turistike.

Kjo njollë e zezë është dëmi më i madh që po u bëhet përpjekjeve për të thithur sa më shumë turistë dhe për të pasur një turizëm elitar.

Lexo edhe :  Temperatura deri në 29 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Blendi Fevziu: Unë nuk e kuptoj sesi mund të bëjmë thirrje për të pasur turizëm në kushte e rrethana të tilla, ku buzë rrugës çdo turist, e para duhet të ndalojë të kapë hundën me dorë dhe e dyta do tmerrohet kur të shohë mbetje të këtij lloji.

Derisa autoritetet të ndërhyjnë, këto pamje skandaloze mund të bëjnë xhiron e botës dhe të minojnë gjithçka po bëhet që këtë vit Shqipëria të kalojë shifrën e 10 milionë turistëve./O.S

 

 

 

Të fundit

Gjesti i vendosur, ja çfarë do të bëjë nëse Xheneta do e kërkojë jashtë

Gjesti dhe Egli, dy ditë pas dasmës ku u shpallën burrë dhe gru, janë përfshirë në konflikte dhe debate...

Emigranti kthehet në Itali pas qëndrimit në kampin e Gjadrit, nuk do të riatdhesohet

Fitorja e parë në luftën kundër kalimit të emigrantëve mes Italisë dhe qendrës së paraburgimit dhe riatdhesimit u arrit në fakt nga dy avokatë nga Bari. Avokatët...

Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Melonin: Është një kryeministre e shkëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Trump u shpreh se Meloni “i pëlqen shumë”. “Unë mendoj se...

Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në këto gjimnaze

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81,...

Ngacmoi dy nxënëse në shkollën ku jepte mësim, ndalohet mësuesi në Librazhd!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur hetimet ndaj një mësuesi në Prrenjas, i cili është kallëzuar...

Lajme të tjera

Web TV