Shpalli “non grata” Berishën/Vizita e Blinken në Tiranë bën me“dhimbje koke” Rithemelimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet që të vizitojnë shqipërinë më datë 15 shkurt.

Vizita e tij është bërë temë diskutimi edhe në mbledhjen e sotme të grupit mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për këtë, tashmë “Rithemelimi” duhet të vendosë se çfarë qëndrimi do mbajë, teksa sipas Dhurata Çupit, duhet që me faktorin ndërkombëtar të mbahet një qasje ndryshe, bashkëpunuese dhe pozitive.

“Personalisht dua të them qe megjithë sensibilitetet që ka secili prej nesh, duhet që me faktorin ndërkombëtar të ndërtojme një qasje ndryshe, bashkëpunuese dhe pozitive. Më datën 15, ditën e parlamentit viziton vendin tonë Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken. Cili do jetë qëndrimi, sepse do jetë çështje që do marrë vemendje! Do e pershëndesim vizitën e tij?  Do duhet qe z. Bardhi dhe z.Noka të kenë përgjigje për këtë.”– tha ajo.

Ka qenë vetë Blinken ai që ka shpallur Berishën non-grata, dhe për këtë ai është sulmuar shpesh herë nga ish-kryeministri, ndërsa të gjithë zyrtarët amerikanë evitojnë takimet me Berishën.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 15 shkurt dhe do të shoqërohet prej ish-ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila tashmë në DASH mban detyrën e Zëvendës Asistentes të sekretarit Blinken për Europën dhe Euro Azinë. Edhe ish-ambasadorja ka pasur një “luftë” të hapur me Berishën, teksa shërbente në vendin tonë./O.S

Të fundit

Planet e Trump për të deportuar emigrantët ilegalë, Papa Francesku: Turp nëse realizohen!

Papa Françesku ka thënë se planet e Donald Trump për të deportuar emigrantët ilegalë nga SHBA do të ishin...

Bleona Qereti shkëlqen në inagurimin e presidentit Donald Trump

Artistja e njohur Bleona Qereti ka marrë pjesë në festimet e inaugurimit të presidentit Donald Trump. Përmes një postimi në Instagram ka ndarë edhe disa foto për ndjekësit...

Inceneratori i Tiranës, seanca për të pandehurit shtyhet për në 31 janar

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 31 janar seancën gjyqësore të shqyrtimit në themel të çështjes ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit...

Papa Françesku:Dy popuj,dy shtete!Kjo është zgjidhja e vetme për paqen në Lindjen e Mesme

Papa Françesku në një intervistë në ‘Che tempo che fa’ të gazetarit Fabio Fazio deklaroi se zgjidhja e vetme që stabilizon Lindjen e Mesme...

Michelle ‘ndahet’ nga Barack Obama, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA-ve. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV