Rama: Hidhuni përpjetë, nuk e hap kufirin. Do lirohet vetëm për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra qytetarë janë bllokuar në Kapshticë dhe sipas kryeministrit Rama kufiri është i mbyllur dhe nuk mund të hyjë dhe as të dalë këmbë njeriu, kur vendi ndodhet në këtë situatë të rëndë nga koronavirusi.

Sipas kryeministrit, Shqipëria ashtu si shumë vende të tjera të botës ndodhet në një situatë emergjente dhe nuk do të lejojë njeri të kalojë kufirin pavarësisht presionit të opinionit publik.

Ai shtoi se vetëm në rastet kur ka një arsye jetike atëherë do të bëhet e mundur karantinimi për 14 ditë i personit përkatës pranë kufirit, të gjitha me shpenzimet e veta, sipas Ramës.

REAGIMI I PLOTË:

Duke parë se mediat vazhdojnë i kuptojnë dhe komunikojnë sipas qejfit informacionet apo pohimet tona, madje edhe kur janë krejt të qarta e të stërpërsëritura, po ristërpërsëris: ? KUFIRI ËSHTË I MBYLLUR. AS NUK MUND TË DALË, AS NUK MUND TË HYJË DOT NJERI

Ne jemi në një luftë botërore dhe si gjithë bota, po mbrohemi me masa e me rregulla që deri dje nuk i imagjinonim se mund të ishin e vetmja mbrojtje e shëndetit të popullit! Mbyllja e kufijve është njëra prej tyre. Dhe le te hidhen përpjetë ata që nuk duan të kuptojnë, bashkë me nxitësit apo simpatizantët e tyre, që nuk duan që Shqipëria ta fitojë këtë luftë, po KUFIRI NUk HAPET PËR ASNJË QË VJEN NË PIKËN KUFITARE me teorinë e Faktit të Kryer! Kujt nuk do që ta mbrojë jetën e tij, jemi ne që do t’ia imponojmë dhe nuk do ta lemë të marrë në qafë veten apo të tjerët. Afatet e dokumentave të çfarëdolloji kanë rënë në çdo vend, sepse qytetarët nuk janë përgjegjës për djegien e afatit të tyre. Kështu që të gjithë të rrinë aty ku ndodhen dhe të mos kërkojnë të pamundurën në këto kushte.

Lexo edhe :  Durrës/“Me energjinë e të rinjve”, Rama: Qëllimi,“Shqipëria e 2030” të jetë anëtare në BE

KUSH KA NJË ARSYE JETIKE, TË VERIFIKUAR NGA KONSULLATA MË E AFËRT dhe NUK RRI DOT PA LËVIZUR DREJT KUFIRIT TOKËSOR, do të mund të shkojë në shtëpi VETËM PASI TË KARANTINOHET 14 DITË NË NJË DHOMË BRENDA NJË STRUKTURE HOTELIERE PRANË KUFIRIT, me shpenzimet e veta. Nga kjo mundësi përjashtohen kategorisht, qytetarët që janë rezidentë në vende të tjera, të cilët, e përsëris, nuk do të hyjnë dot në Shqipëri, me teorinë e faktit të kryer!

Më shani e më mallkoni mua sa të doni, po që ne t’i vemë zjarrin e Coronës këtij vendi, duke këputur hallkat e kufirit nga zinxhiri i mbrojtjes, që deri tani pa na mban në këmbë siç duhet, KJO ËSHTË E PAMUNDUR!

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV