Rritja e çmimeve të ndërtimit, Balliu:Nuk ka shqiptar që mund të blejë 5 mijë euro metrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur për çmimet e apartamenteve në Tiranë, Klevis Balliu, Shef i Organizimit të Partisë Demokratike tha në “Open” në News 24, se është paradoksale që ndërkohë që 1 milionë shqiptarë janë larguar dhe ata janë kryesisht të rinj, ndërkohë që rritet kërkesa për apartamente.

“Janë rritur edhe taksat në fushën e ndërtimit, po ashtu çmimi i naftës. Ka një politikë që bën propaganda majtiste në të gjithë botën që po taksojmë të pasurit dhe biznesmenët fitimin e nxjerrin duke rritur çmimin. Ka më shumë kërkesë se ofertë.

11 milion metra katror në 6 vite, ndërkohë na kanë ikur 1 milion shqiptarë dhe pjesa më e madhe e tyre janë të rinj që duan një shtëpi. Dikush që ka jetuar 40 vjet në një shtëpi nuk e ndërron atë.

Në Astir nuk ka apartamente nën 1100 euro, 800 euro e ke në Yzberisht. Arsyeja pse është të mos harrojmë taksat, pastrimin e parave. 5 mijë euro metri katror nuk ka shqiptar që mund ta blejë”, tha ai./O.S

Të fundit

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV