Sejko: Plakja e popullsisë dhe ulja e fuqisë punëtore frenojnë zhvillimin ekonomik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e ulët e produktivitetit, efektet e plakjes së popullsisë dhe kufizimet e fuqisë punëtore, po bëhen faktorë gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot gjatë mbledhjes së Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, se këto sfida kërkojnë që institucionet të sigurojnë stabilitet ekonomik e financiar, të krijojnë ekonomi më eficiente, novatore e gjithëpërfshirëse, si dhe të investojmë në revolucionin e gjelbër dhe atë digjital.

“Politikat strukturore duhet të orientohen gjithnjë e më shumë drejt nxitjes së rritjes të qëndrueshme. Në kontekstin botëror dhe evropian, përballë një realiteti kompleks gjeopolitik, ne duhet të punojmë për të ruajtur – për aq sa është e mundur – integrimin ekonomik dhe tregjet e lira të produkteve, të punës e të kapitalit, si një proces, i cili ka sjellë progres të dukshëm për të gjithë aktorët e përfshirë. Paralelisht me to, reformat e brendshme strukturore duhet të fokusohen në përkrahjen ndaj inovacionit, në trajnimin dhe rikualifikimin e vazhdueshëm të fuqisë punëtore, si dhe në stimulimin e tranzicionit të gjelbër dhe të revolucionit teknologjik. Ndërkohë, vendet në zhvillim si Shqipëria, duhet të fokusohen në mbylljen e boshllëqeve të investimeve në infrastrukturë dhe në krijimin e një ambienti sa më stimulues për nxitjen e investimeve të brendshme dhe atyre të huaja,” tha Sejko.

Sipas tij, bankat qendrore duhet të vijojnë të fokusohen në marrjen e masave të nevojshme për kthimin e inflacionit në objektiv, si parakusht për rritjen e qëndrueshme të ekonomive dhe të mirëqenies së qytetarëve. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë për të rindërtuar në kohë hapësirat fiskale, për të qenë sa më të përgatitur për përballimin e goditjeve të ardhshme.

“Politikat financiare duhet të vazhdojnë të kenë një fokus të dyfishtë: nga njëra anë, incentivimin e progresit financiar në funksion të rritjes së eficiencës dhe, nga ana tjetër, trajtimin e hershëm të rreziqeve ndaj stabilitetit financiar, nëpërmjet një rregullimi e mbikëqyrjeje të kujdesshme,” tha Guvernatori.

Lexo edhe :  Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa kushton darka e Vitit të Ri?

Banka e Shqipërisë vlerëson se viti 2023 u mbyll me një rritje ekonomike rreth nivelit 3.5%, me një normë papunësie në minimumet e veta historike, si dhe me një borxh të huaj, borxh publik dhe tregues të kredive me probleme, poshtë niveleve që kishin përpara goditjeve.

“Në veçanti, inflacioni u përgjysmua gjatë vitit të shkuar, duke zbritur në nivelin 4%, ndërsa treguesit e shëndetit të sektorit bankar mbeten pozitivë.

Një surprizë e vitit 2023 ishte rritja e interesit të të huajve për vendin tonë. Shqipëria mirëpriti rreth 10 milionë vizitorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit dhe duke regjistruar – për herë të parë në historinë e vet – suficit të llogarisë korrente. Gjithashtu, viti 2023 është në rrugë të mbarë për të qenë viti me nivelin më të lartë të investimeve të huaja direkte, duke dëshmuar edhe njëherë atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion investimi,” tha Sejko.

Mbledhja e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore u zhvillua të premten në Shqipëri për herë të parë. Republika e Shqipërisë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën dhe San Marinon, ndërsa në Grupin e Bankës Botërore ndodhet në njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën, San Marinon dhe Timorin Lindor.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fokus të kësaj mbledhjeje ishin sfidat aktuale me të cilat po përballen ekonomitë e këtyre vendeve dhe përqasjet sa më eficiente dhe të koordinuara me qëllim zhvillimin e tyre. Gjithashtu përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) prezantuan perspektivat e këtyre dy institucioneve lidhur me sfidat globale, si luftërat dhe konfliktet, rritja e frekuencave të fatkeqësive natyrore, shtimi i varfërisë dhe pabarazisë, si dhe hapat që ata po ndërmarrin për t’i trajtuar këto probleme duke synuar rritjen e qëndrueshme të ekonomive të vendeve./Monitor

Të fundit

Klajdi merr surprizën e jetës,“Fundjavë Ndryshe” merr përsipër rikonstruksionin e banesës

Këngëtari Klajdi Musabelliu mori dy surpriza dje në Big Brother VIP 4. Pasi rrëfeu mes lotësh historinë e jetës së...

Kursi i këmbimit 2 janar 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

Sot, më 2 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet 94.6 lekë. Euro sot blihet me 97.4 lekë, ndërsa...

Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte magnituda dhe epiqenda

Mëngjesin e kësaj të enjteje, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë në shkallën Rihter ka ndodhur në Thesproti të Greqisë, rreth orës 06:51. Sipas Institutit...

Sulmi terrorist në SHBA, Biden: Vrasësi, veteran amerikan i frymëzuar nga ISIS

Shamsud-Din Bahar Jabbar, një qytetar amerikan dhe veteran i ushtrisë amerikane, është identifikuar si autori i sulmit të përgjakshëm në New Orleans që shkaktoi...

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në...

Lajme të tjera

Web TV