Zbardhet sherri midis fqinjëve që degjeneroi në përdorimin e armëve. Pyeten familjarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflikt i çastit mes dy fqinjëve me motive pronësie ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit me 1 të plagosur në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku pas një konflikti verbal mes Xhevahir Kolaverit dhe Amarildo Kamberit, ky i fundit ka marrë armën e zjarrit duke plagosur në këmbë 47-vjeçarin.

Punonjësit e policisë së komisariatit Nr.1 bashkë më forcat Shqiponja kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit për kapjen e tij. I plagosuri Xhevahir Kolaveri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne zonë dhe janë marrë në pyetje familjarët e dy fqinjëve, të cilët kanë mohuar se Kolaveri dhe Kmaberi kanë patur konflikt të mëparshëm./E.T

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV