Bizneset dhe institucionet nuk po paguajnë sigurimet për punonjësit e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset dhe institucionet publike nuk po paguajnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e tyre. Vetëm gjatë vitit të shkuar, detyrimet e tyre ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore u zgjeruan me 200 milionë lekë. Nga 20,5 miliardë lekë në vitin 2022, gropa e krijuar në skemën e pensioneve nga mospagesa e sigurimeve arriti në 22,5 miliardë lekë fundvitin e shkuar.

Ramadan Kondi, njohës i skemës së pensioneve, u shpreh për A2 CNN: “Po të shikojmë që sot paguajnë sigurimet shoqërore vetëm 38% e popullsisë në moshë pune, ky është një koefiçent shumë i ulët”.

Mospagesat e sigurimeve nga bizneset dhe institucionet publike bënë që Instituti i Sigurimeve Shoqërore të arkëtonte 60 milionë lekë më pak. Nga gati 140 miliardë lekë të planifikuara për të mbledhur gjatë vitit të shkuar, në skemën e pensioneve u futën vetëm 139,3 miliardë lekë.

“Në vitin 2015, kur u reformua skema e pensioneve, vetë institucionet shtetërore bënë një punë të mirë në luftën ndaj fenomeneve negative, përfshirë informalitetin. Kjo ndikoi në shtimin e ndërgjegjësimit dhe rritjen e kontributeve. Por, dalëngadalë gjithçka u zbut dhe ndaj po ndodh kjo situatë”, shtoi Kondi.

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se politika e rritjes së pagave nga qeveria në thelb të saj ka pikërisht derdhjen e më shumë kontributeve, për të mos lejuar skemën të shkojë në kolaps. Por, zgjerimi i detyrimeve ndaj saj nga bizneset dhe institucionet cenon jo vetëm stabilitetin fiskal aktualisht të sistemit të pensioneve, por po bëhet shkak për një problem më të madh social në të ardhmen./O.S

Të fundit

Ky po bëhet një vend absurd

Nga Ilir Yzeiri Jo se më parë nuk ka qenë i tillë, por, tani, sa vjen e më shumë, ky...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar të premten, mëson Radio Evropa e Lirë nga një...

‘Të penduarit e drejtësisë, ndihmë në hetime’/ Sky Ecc zbërtheu rrjetin kriminal

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme....

Hapet tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet...

Belina Pupa reagon pas akuzave publike për kultivim të bimëve narkotike

Belina Pupa ka reaguar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të dhe Elvis Pupën për kultivim të bimëve narkotike dhe lidhje të paligjshme të...

Lajme të tjera

Web TV