Temperatura rekord në Kinë, termometri shënon -52.3 gradë Celsius

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rajonin e Xinjiang në perëndim të Kinës, është regjistruar një temperaturë prej minus 52.3 gradë Celsius, duke thyer një rekord 64-vjeçar, raportojnë mediat kineze.

Rekordi u thye të dielën, në qytetin Tuerhong dhe më parë temperatura më e ulët në Xinjiang prej minus 51.5 gradë u mat më 21 janar 1960.

Sipas mediave kineze, për shkak të stuhisë dhe shiut të ngrirë që përfshiu atë pjesë të Kinës, trafiku rrugor dhe hekurudhor është ndaluar.

Meteorologët kanë paralajmëruar për akull të rrugëve dhe reshjet e shiut priten në të gjithë Kinën deri të enjten.

Më së shumti reshje priten në Mongoli, Kinën verilindore, provincën qendrore të Hubei dhe provincën Hunan në jug, raporton Reuters./O.S

Të fundit

Andrea Marko analizon shortin: Grup ‘karakteri’ për Kombëtaren, ja si shkojmë në Botëror

Kombëtarja Shqiptare mësoi në Zyrih të Zvicrës kundërshtarët me të cilët do të përballet në kualifikueset e Kupës së...

Elon Musk kërkon punonjës në Itali për 256 mijë euro në vit dhe të punojnë nga shtëpia

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk dhe kompanitë e tij janë në kërkim të punonjësve të rinj në të gjithë botën dhe gjithashtu në Itali...

Ceremonia e inagurimit si president i SHBA-ve/ Mungon Zelensky, Trump shpjegon arsyen

Presidenti i Ukrainës Volodymyyr Zelensky nuk është i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump...

Rezultoi pozitiv në testin e dopingut, futbollisti i Chelsea rrezikon dënim prej 4 vitesh

Futbollisti i Chelseat, Mykhailo Mudryk rezultoi pozitiv në një test dopingu. Ukrainasi rrezikon deri në 4 vite pezullim nga futbolli. Lajmi është publikuar nga portali...

Pema gjigante rrëzohet nga stuhia, humb jetën 1 person, plagosen 2 të tjerë (VIDEO)

Pamje të tmerrshme janë publikuar në rrjete sociale, ku tregojnë momentin kur një pemë gjigante në Rio de Zhaneiro të Brazilit rrëzohet nga stuhia. Si...

Lajme të tjera

Web TV