Beyoncé zbulon arsyen pse i preu flokët pasi u bë nënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ikona e muzikës botërore nuk është në qendër të vëmendjes vetëm për muzikën e saj, por edhe për stilin e veshjes, atë të jetës, trendet që përcjell në çdo dalje publike, ndaj kur ajo jep intervista për media të ndryshme të gjithë janë sy e veshë.

Këtë herë, Beyoncé foli për një aspekt që nuk e ka prekur shumë në jetën e saj, le të themi për një vendim të rëndësishëm që duket se pasoi me shumë të tjerë më pas.

Në një intervistë për “Essence”, artistja foli për fiksimin e saj për flokët, sidomos pas u bë nënë. Nuk e dimë nëse e kujtoni modelin pixie të këngëtares në vitin 2013-të, një model që i shokoi jo pak njerëzit.

“Më kujtohet dita kur vendosa të shkurtoja flokët,” u shpreh Beyoncé. “Nuk kisha një stil të veçantë në mendje. Nuk ishte një zgjedhje estetike, por një transformim dhe metamorfozë shumë e madhe emocionale që po kaloja. Identiteti im si artiste lidhej shumë me flokët asokohe, por vendimi për t’i prerë erdhi edhe si një formë rebelimi kundër asaj që shoqëria më kishte projektuar në atë kohë,” vijoi Beyoncé.
Ajo vazhdoi duke thënë se: “Unë isha një nënë e re dhe diçka në lidhje me çlirimin nga kjo ndjesi më bëri që të hiqja dorë nga flokët e gjatë. Mora gërshërët dhe thjesht i preva. Ishte gjithçka e qëllimshme dhe menjëherë pas këtij veprimi mora guxim për shumë vendime të tjera që e çuan jetën dhe karrierën time në nivelet që është sot,” përfundon këngëtarja.

Me sa duket, Beyoncé është një nga ne kur vjen puna te ndryshimet që i ndodhin grave pas lindjes së fëmijëve, e kemi fjalën jo vetëm për ato fizike, por edhe emocionale që çojnë kësisoj drejt vendime të befasishme në raport me pamjen e jashtme dhe jo vetëm./E.Ç

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV