Rritet përdorimi i kontraceptivëve, nga vajzat e reja/Mjekët: Marrja pa kriter ka rreziqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritet numri grave dhe vajzave që përdorin kontraceptivët dhe pilulën e emergjencës për të parandaluar një shtatzëni. Vajzat e reja janë ato që i drejtohen më së shumti farmacive.

“Kërkesat janë shtuar. Vijnë dhe marrin edhe gratë, edhe vajzat.”

Mjekët gjinekologë thonë se ka mjaft raste që vajzat përdorin në mënyrë të gabuar dhe pa kriter kontraceptivët dhe pilulën e emergjencës.

“Është një trend në rritje i kontraceptivëve. Marrja e gabuar e kontraceptivëve ka efekte anësore. Kontraceptivët në përgjithësi i përdor mosha 20-35-40 vjeç, ata të emergjencave përdoren zakonisht nga vajzat e reja. Ka shumë gra dhe vajza të reja që përdorin kontraceptivët në mënyrë të gabuar dhe janë paraqitur pranë nesh”.

Mjekët thonë se përdorimi i gabuar i tyre sjell deri në mosarritjen e një shtatzënie në të ardhmen.

“Kontraceptivët e përdorur në mënyrë të parregullt mund të sjellin edhe mosarritjen e një shtatzënie të ardhshme”.

Po ashtu, përdorimi i gabuar i tyre dhe marrja në farmaci pa rekomandimin e mjekëve, sipas gjinekologëve është shqetësuese për shëndetin riprodhues pasi këto gra rrezikojnë të bëjnë shtatzëni ektobike, e quajtur ndryshe shtatzëni jashtë mitre, e cila vë në rrezik edhe jetën e gruas./O.S

 

Të fundit

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Lajme të tjera

Web TV