Greqi, qindra taksistë në grevë : Duam ulje taksash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

GREQI- Athina ka qenë sot pothuajse totalisht e bllokuar si pasojë e grevës së taksitëve të cilët kërkojnë heqjen e taksës për detyrimin e klasifikimit të taksive të reja me zero emetim, që pritet të hyjë në fuqi nga viti 2026. Gjithashtu taksistët kërkojnë që shteti të veprojë më ashpër ndaj taksistëve që operojnë pa paguar detyrimet tatimore.

Më shumë se 200 taksi kaluan në qendër të kryeqytetit grek duke bllokuar disa prej rrugëve kryesore.

Pavarësisht takimit të disa prej përfaqësuesve të taksistëve me zv.ministrin e Transporteve, nuk pati asnjë ndryshim të vendimit për vijimin e grevës

Dita e dytë e grevës së taksive përkon me një grevë mbarëkombëtare të thirrur nga sindikata kryesore e sektorit publik të Greqisë në përvjetorin e parë të katastrofës më vdekjeprurëse hekurudhore në vend, atë të luginës së Tembit, ku nga përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash, u vranë 57 persona , mes tyre edhe disa me origjinë shqiptare./O.S

Të fundit

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV