“Bullizmi është shndërruar në shantazh ”, eksperti i IT: Jo vetëm TikTok-u…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Informacionit dhe Sigurisë Besmir Semanaj, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka folur rreth bullizimit dhe abuzimeve online.

Semanaj u shpreh se në këtë pikë bullizimi online ka kaluar përtej talljes për paraqitjen apo statusin, duke u shndërruar në shantazh apo dhunë të fuqishme psikologjike.

Ai zbuloi se përveç platformës TikTok, edhe aplikacioni Telegram është kthyer në problematik duke përmendur rastin e një grupi me mbi 100 mijë anëtarë ku shpërndahen edhe materiale pedofilike.

“Në këtë pikë nuk po flasim thjesht për tallje për paraqitjen apo statusin, por për dhunë të fuqishme psikologjike dhe shantazh. Kemi një mori teknologjish që po përdoren në këtë pjesë. Kemi folur për Tik-Tok, por dua të përmend Telegramin ku një grup me mbi 100 mijë persona dhe është mbyllur mbi 4 herë, ka përmbajtje pedofilie, shpërndarje profilesh, numrash, etj. Sa herë që hapet grupi shkon në rreth 50 mijë persona”, u shpreh ai./O.S

Të fundit

Sali Llumi!

Edison Ypi Sali Llumi dhe dhëndrri budalla nuk lënë rast pa dëshmuar çfarë fundërrinash janë. Gjithë jetën, unë, vëllai im, dhe...

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në...

Skema, si funksiononte grupi i Adi Çobës!/ ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi!

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane çuan në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës. Në total u lëshuan 52...

Deputeti më i votuar/ Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar nga listat e hapura, duke fituar besimin e 24.802 qytetarëve të Tiranës, të cilët...

Operacioni ‘Ura’/ Berisha sulmon Dumanin: Bllokoi aksionin për qëllime elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha doli sërish në një konferencë për mediat, për të denoncuar sipas tij vjedhjen e zgjedhjeve. Berisha u ndal edhe te operacioni i...

Lajme të tjera

Web TV