Veliaj fiton gjyqin/ Gjykata e Tiranës dënon për shpifje Luçiano Boçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gjyqeve të fituara me Albana Vokshin dhe Jorida Tabakun, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar një tjetër gjyq për shpifje ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, kësaj here ndaj nënkryetarit të fraksionit të PD-së që drejtohet nga Sali Berisha.

Sipas vendimit të gjykatës, Luçiano Boçi dënohet me 1 milion lekë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Gjithashtu, gjykata e detyron Boçin që të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë prej tij në selinë e PD, të cilën e ka vlerësuar si shpifje. Vendimi u mor paraditen e sotme, pas deklartave të Boçit në lidhje me shkollat e reja të ndërtuara pas tërmetit.

Më herët, Veliaj ka deklaruar se me lekët e fituara nga gjyqet për shpifjet e hedhura nga opozita, ka krijuar një fond për blerjen e kompjuterëve për shkollat e Tiranës./O.S

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV