Tirana e “blinduar”/ Akset që do të jenë të bllokuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor Policia e Shtetit ka marrë masa për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij takimi

Kështu sot nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe Perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar – Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;

-Rrugët që përfshihen në perimetrin e sigurisë së aktiviteteve dhe takimeve të pjesëmarrësve në Samit, do të kenë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28.02.2024 deri në orën 16:00 të datës 29.02.2024, konkretisht:

Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri te “Coin”;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri te “Coin”;

Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te Presidenca;

Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri te “Vila 30”;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri te rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i “Ambasador 3” deri te rruga “Dervish Hima”;

Rruga “Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri te hotel “Mariot”;

Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel “Dajtit” deri te sheshi “Nënë Tereza”;

-Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29.02.2024, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin:

Vorë – Fushë Prezë – Rinas dhe kthim;

Fushë Krujë – Valias – Rinas dhe kthim;

Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore – Farmacia 10 – Stacioni i Trenit – Bulevardi i Ri – Paskuqan – Kamëz – Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar.

•Hyrja e gazetarëve, e automjeteve të mediave të akredituara nga shërbimet e sigurisë, si dhe e të ftuarve në Samit, do të bëhet nga rruga “Ismail Qemali” – RTSH – bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- porta fundore e kontrollit të shërbimeve të Gardës së Republikës.

Lexo edhe :  Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

•Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:

a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;

b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;

c)Blloku i banimit te dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;

d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).

Për zbatimin e këtyre masave janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, në koordinim dhe drejtim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim sundimin e ligjit në territor./O.S

Të fundit

Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra

Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në...

Kush është Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Ajo është shprehur e...

Formalizimi i tregut bujqësor e blegtoral, bllokohen 94 tonë produkte gjatë kontrolleve

Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve të kryera në terren. Lajmi u...

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin. Grupi militant tha se po lëshonte...

Lajme të tjera

Web TV