Berisha: Në Beograd anulohen zgjedhjet, ktu qeverisin ata që bashkëpunuan me krimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e detyruar të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të anuluar zgjedhjet në Beograd dhe për ti ripërsëritur ato.

Gjatë protestës poshtë banesës së tij, lideri i opozitës theksoi se në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin kryebashkiakët që fituan në bashkëpunim me krimin.

“Ne jetojmë në një emergjencë, në një gjendje në të cilën të këqijat që gllabërojnë qenien tonë, pasuritë tona, rriten nga ora në orë, sepse regjimi i Edi Ramës, regjimi kriminal bëhet çdo orë dhe çdo ditë më i pamërishë ndaj shqiptarëve. Vendi, çdo orë dhe çdo ditë varfërohet nga vjedhjet e qeveritarëve. Ndaj dhe çdo orë dhe çdo ditë aksioni ynë pa kthim, beteja jonë pa kthim, mosbindja civile bëhen më emergjente më jetike, për fatin e Shqipërisë. Ju lutem, mendoni për një moment, çfarë ndodhi me zgjedhjet në Shqipëri. A nuk ishin ato zgjedhjet më të pabarabarta ndonjëherë në histori. A nuk u zhvilluan ato zgjedhje në kushtet kur njëra palë me 61 kandidatë mori disa milionë euro financime shtetërore. Kurse pala tjetër, kundërshtare dhe armike nuk mori asnjë qindarkë. Kryetarit të saj nuk ju regjistrua emri. Ju ndryshua qendra e votimit 1.3 mln votuese, megjithatë vazhdojnë kryetarët e zgjedhur mbi krimin të qeverisin Shqipërinë në të katër anët”, tha Berisha nga protesta e mbajtur poshtë banesës së tij.

Lideri i opozitës u ndal edhe te afera e inceneratorëve, duke akuzuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn, se kanë shpenzuar 200 milionë euro nga buxheti i shtetit me firmën e tyre dhe asnjë incenerator nuk punon. Ai akuzoi edhe prokurorët e SPAK, duke u shprehur se “Dumanët ushqehen si derra me paratë e vjedhura”.

Lexo edhe :  “Rama i ka zgjedhjet e 2029 në xhep!”/ Çfarë po paralajmëron ish-presidenti Topi

Kreu i demokratëve, Sali Berisha foli edhe për dënimin nga SHBA të pronarit të Gunvorin, rusin Timçenko, i lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe i njohur si miku i presidentit rus Vladimir Putin. “SHBA dënoi me 660 mln dollarë mikun e Ramës, pronarin e Gunvorit, rusin Timçenko. Po në Shqipëri çfarë marrëveshje sekrete ka bërë me të?’, u shpreh Berisha gjatë protestës./O.S

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV