uekt se Baza Ajrore në Kuçovë nuk do të jetë e vetmja që NATO do të ketë në vedni ntonë.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inagurimit të këaj baze, kryeministri Edi Rama dha lajmin se po planifikohet ndërtimi i një baze detare të aleancës së Atlantikut të Veriut në Porto Romano. Rama shtoi se është besimplotë që së shpejti do t’i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës
“Dua t’i shpreh falenderim të gjithë atyre që kontribuan, duke nisur nga aleatët tanë të NATO-s, me shpresën dhe besimin që kjo bazë e re, do të shoqërohet në vitet në vijim, nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romano. Jemi besimplotë se së shpejti do t’i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës. Urim për shëndet të gjitha Forcave tona të Armatosura, që dita ditës e bëjnë Shqipërinë më krenare.”- tha Rama.
/O.S