Dakordësia PS-Rithemelim/ reagon Korreshi: Ja cila është pika kryesore që duhet ndryshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi nëpërmjet një lidhje skype për një emision televiziv, foli për dakordësinë e arritur mes PS-së dhe Rithemelimit për ngritjen e 2 komisioneve hetimore.

Korreshi tha se pas kësaj duhet të ketë një dakordësi edhe për Reformën Zgjedhore, ku sipas tij duhet të përfaqësohen shumica e deputetëve të opozitës. Deputeti renditi disa prej ndryshimeve që duhen bërë në ligjin zgjedhor duke theksuar rikthimin e koalicioneve.

“Shumica janë për lista të hapura, është një nga pikat kryesore. Ka disa pika të tjera, është rikthimi i koalicioneve. Duhet të ketë patjetër koalicion. Por edhe në rast se bëhen këto koalicione, secili duhet të ketë listat e veta. Pjesa dërrmuese nuk është për një rajon si zonë zgjedhore. Ky komision e ka afatin deri më 21 mars. Nëse do ketë një dakordësi, besoj se nuk ka më dyshime se është vullnet parlamentar që shumica e deputetëve të kenë përfaqësimin e tyre. Unë shikoj çfarë duan njerëzit. Njerëzit duan rikthimin e koalicioneve që është gjëja më kryesore mendoj unë”– tha Korreshi.

Sa i takon reagimeve të bëra nga Enkelejd Alibeaj që e konsideroi marrëveshjen si një ‘pazar’ mes Rithemelimit dhe qeverisë, Korreshi u shpreh se as nuk i ka lexuar./O.S

Të fundit

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia të Egjiptit, duke kaluar rekordin...

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si...

Lajme të tjera

Web TV