BE: Në Serbi të ketë përgjegjësi për krimet e luftës e jo të dënohen ata që protestojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian kërkon që në Serbi të sigurohet liria e shprehjes si e drejtë themelore dhe të mos dënohen ata që protestojnë kundër madhërimit të kriminelëve të luftës.

Kështu tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë lidhur me dënimin me burg të një aktivisteje në Serbi për shkak se kishte hedhur vezë në një mural të gjeneralit Ratko Mlladiq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

“Drejtësia duhet të sigurojë përgjegjësi për krimet e luftës, e jo të dënojë ata që protestojnë kundër madhërimit të kriminelëve të luftës”, tha Pisonero.

“Liria e shprehjes është e drejtë themelore në BE, e cila duhet të mbrohet. Çfarëdo mase e heqjes së lirisë apo çfarëdo sanksionimi penal duhet të jetë i justifikuar dhe proporcional. Një masë e tillë e vendosur në bazë të shprehjes së qëndrimeve politike është problematike dhe i nënshtrohet kufizimeve të prera sipas nenit 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut”, shton ajo.

Aktivistja Aida Qoroviq me kolegen e saj, Jelena Jaqimoviq, ishin arrestuar në Serbi në ditën që shënon luftën kundër fashizmit sepse kishin hedhur disa vezë në një mural kushtuar të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq.

Kjo aktiviste ishte dënuar fillimisht me 850 euro gjobë që është dashur ta paguajë deri me 14 dhjetor të vitit 2023. Në vendimin e gjykatës thuhej se Aida Qoroviq e kishte shkelur ligjin për rendin publik sepse “kishte hedhur vezë në drejtim të një ndërtese banimi”, dhe se kishte fyer policët kur ata po zbatonin detyrat e tyre.

Qoroviq tha për Radion Evropa e Lirë më 14 mars se ka një afat prej tetë ditësh gjatë së cilit duhet të lajmërohet për të kryer dënimin në burgun “Padinska skela”, ku do të duhej të qëndrojë për tre muaj.

Lexo edhe :  Tension në det, dy anije kineze përplasen teksa ndiqnin një anije të rojës bregdetare

Bashkimi Evropian disa herë ka tërhequr vërejtjen se në Serbi edhe nga niveli më i lartë, vihen në dyshim krimet e luftës, madhërohen kriminelët dhe mohohet gjenocidi. Blloku evropian po ashtu ka thënë se një sjellje e tillë nuk është në përputhje me synimin e shprehur nga Serbia se dëshiron të integrohet në BE dhe as me frymën e ndërtimit të raporteve të mira ndërfqinjësore në rajon./O.S

Të fundit

Ofendoi Klopp në videon virale, arbitri merr dënimin nga Federata

David Coote është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive...

Tentoi të korruptonte me 2 mijë lekë policin, pranga 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore, por përfundoi në prangat e uniformave blu, teksa 2 të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe...

Flet nusja e 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve: “Më tha të merrja…”

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk ishte vjehrri ai që...

Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Situata e zjarreve po e con Shqipërinë thuajse në një situatë të jashtëzakonshme. Deri tani raportohet se Gramshi është më problematiku, aty ku 8...

Zyrtare/ Crystal Palace përjashtohet nga pjesëmarrja në Europa League

Crystal Palace është përjashtuar nga Liga e Europës për sezonin e ardhshëm. CAS hodhi poshtë ankesën e klubit kundër përjashtimit të tyre nga Liga e...

Lajme të tjera

Web TV