Seksologu: Kam pacientë mbi 45-vjeçarë të virgjër, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seksologu Hajrullah Fejza është shprehur se në Kosovë ka pacientë 45-vjeçar që janë ende të virgjër.

Komentet Fejza i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se këto raste janë kryesisht për shkak të problemeve që këta persona kanë patur me orientimin e tyre seksual.

Ai tha se ata shkojnë në klinikë dhe shprehen për problemet e tyre, edhe për faktin e brengës që kanë se do të largohen nga kjo botë pa kryer njëherë marrëdhënie seksuale me dikë.

“40 vjeçarë të virgjër ka. Ka raste që kanë ardhur në ordinancë dhe kanë kërkuar këshilla. Te ne rastet që kanë ardhur këtu janë raste që kanë pasur probleme me orientimin e tyre seksual dhe për pasojë nuk kanë mundur të përmbushen me tërheqjen seksuale që kanë dhe kanë abstenuar prej seksit. Kanë orientim ndryshe seksual, orientim në të cilin nuk kanë mundur ta gjejnë veten, ose të dalin hapur. Ka raste 45-vjeç që nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale, nuk e shpreh këtë shqetësim as me shoqërinë, me asnjë, vetëm këtu. Vijnë këtu sepse kanë gjetur vendin dhe personin që e kupton. E dyta është ajo brenga që po shkoj me merak pa bërë marrëdhënie seksuale me dikë”, tha Fejza.

/O.S

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV