“Virozat e stinës”, mjekja pediatre ngre shqetësimin: Shënohen deri në 40 raste në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa në fillim të janarit u fol për përhapjen e fruthit në vendin tonë, kryesisht në Tiranë dhe në Durrës, duket se situate është me e qetë.

Mjekja pediatre Sonila Brati, në një intervistë televizive, tha se megjithëkëtë moshat më të rrezikuara mbeten ato pediatrike

“Kjo shifër e deklaruar nga ISHP për rastet me fruth tek fëmijët dhe janë të kësaj grumoshe, por rastet e para të raportuar në fillim kanë qene të viteve 2022-2023 te pavaksinuar megjithatë është në situatë alerti, sa edhe për sa kohë rastet me fruth janë prezentë dhe përsa kohë ka fëmijë që nuk e kanë kaluar dhe frekuentimi i qerdheve dhe kopshteve dhe është një situatë frike që vazhdon të jen

Ajo që vazhdon të jetë shqetësues është numri i lartë i fëmijëve të sëmurë me viroza sezonale  të cilat edhe pse më pak se në periudhën  janar-shkurt, megjithatë vazhdojnë të jetë evidente, thotë pediatja Brati.

“E para është e rëndësishme që prindërit me fëmijë të drejtohen në qendra qe me pas ne i referojmë në QSUT, sepse realisht atje ka pasur fluks të ngarkuar me vizita.

Shenjat dhe simptomat janë pothuajse të njëjta me ato që kanë qenë në periudhën janar-shkurt. Temperaturë  e lartë që vijon të dominojë, kollë, rrufa, lodhja, dhimbja e kokës, që kaq enë simptomë që kemi hasur te fëmijët, dhimbja fyti, diarreje, të vjellat, deri të vështirësitë në frymarrje që u ka bërë fëmijëve, pastaj u është dashur të shtohet dhe hospitalizohen.

Janë pak a shumë simptoma, kolla ka zgjatur shumë në kohë dhe për shkak të mbivendosjen së virozëve ka qenë ndër shkaktarët që ka zgjatur shumë sepse kanë kaluar nga situata dhe situatë dhe është bërë zingjiri, fëmija nuk ka arritur të shërohet 100% dhe i është rikthyer.

Vizita në ditë kemi mesatarisht 35-40 fëmije dhe ka pasur ditë që kemi shkuar edhe deri në 50 vizita ditore por ka pasur edhe ulje të rasteve në ditë të caktuara.”, tha Brati./O.S

Të fundit

Dielli kalon minimumin e ciklit të tij 80-100 vjeçar

Dielli sapo ka kaluar minimumin e një prej cikleve të tij më të mëdha, të quajtur cikli Gleissberg, i...

Mundësia e një lufte të madhe tregtare/ Frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik

Ndërsa tregjet e aksioneve vazhdojnë të bien, investitorët kanë frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik. Ç’ndikim do të kenë tarifat doganore të...

Ndihmoi të birin të “hiqnin qafe” të dashurën shqiptare, flet nëna e filipinasit

Nëna e Mark Samson, 23 vjeçarit që i mori jetën studentes shqiptare Ilaria Sula, ka pranuar më në fund përfshirjen e saj. “Dëgjova disa zhurma...

A do ta pranojë ftesën e Berishës për debat publik? Ja si përgjigjet kryeministri Rama!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rubrikën Sy m’Sy, ku është pyetur se kur do të bëjë debat publik...

Merren masa për prindërit që kthejnë të miturit e tyre në ‘influencerë’

Prindërit në Kaliforni që fitojnë nga postimet në rrjetet sociale me fëmijët e tyre të mitur do të jenë të detyruar të ruajnë një...

Lajme të tjera

Web TV