Vuani nga tensioni i lartë? Ja tri metoda natyrale se si të veproni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Kura e parë me lëng limoni
Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e dytë me hudhër
Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e tretë me uthull molle dhe sodë buke
Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Lexo edhe :  Metoda in vitro, rriten kërkesat/ Më shumë çifte të interesuara për këtë procedurë

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore./O.S

Të fundit

Klajdi merr surprizën e jetës,“Fundjavë Ndryshe” merr përsipër rikonstruksionin e banesës

Këngëtari Klajdi Musabelliu mori dy surpriza dje në Big Brother VIP 4. Pasi rrëfeu mes lotësh historinë e jetës së...

Kursi i këmbimit 2 janar 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

Sot, më 2 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet 94.6 lekë. Euro sot blihet me 97.4 lekë, ndërsa...

Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte magnituda dhe epiqenda

Mëngjesin e kësaj të enjteje, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë në shkallën Rihter ka ndodhur në Thesproti të Greqisë, rreth orës 06:51. Sipas Institutit...

Sulmi terrorist në SHBA, Biden: Vrasësi, veteran amerikan i frymëzuar nga ISIS

Shamsud-Din Bahar Jabbar, një qytetar amerikan dhe veteran i ushtrisë amerikane, është identifikuar si autori i sulmit të përgjakshëm në New Orleans që shkaktoi...

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në...

Lajme të tjera

Web TV