SHBA/ Njerëzit vdesin në korridore, infermirët kërkojnë dorëheqje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një spital i Detroit ka qenë aq i mbingarkuar nga fluksi i pacientëve Covid-19 saqë të paktën 2 njerëz kanë vdekur në korridoret e dhomave të urgjencës para se të mund të vinte ndihma, i thanë CNN ekipi shëndetësor.

CNN foli me pesë punonjës të Spitalit Sinai-Grace, pjesë e sistemit të Qendrës Mjekësore në Detroit, të cilët thanë se anëtarët e stafit mendojnë se nuk kanë mjaftueshëm staf dhe paisje për të përballuar krizën. Shumë nga pacientë në ugjencë besohet se kanë Covid-19 sepse kanë simptoma virale, por rezultatet e testeve të tyre duan ditë të dalin, thanë punonjësit e spitalit.

Kushtet janë aq drastike në Sinai-Grace sa të dielën në mbrëmje, i gjithë stafi i infermierëve të urgjencës nuk pranuan të punojnë dhe kërkuan që të dërgohen më shumë infermierë për të ndihmuar.

Pacientët në Sinai-Grace nuk janë vetëm dy-për-dhomë – ata janë shtrirë edhe në korridoret e urgjencës, thanë punonjësit. Dy punonjës thanë se pacientë me sëmundje kritike, përfshirë pacientë me ventilim, janë mbajtur herë pas here në korridoret.

Të paktën dy pacientë kanë vdekur në shtretërit e sajuar në korridor, tha një mjek i institucionit. Punëtorët e kujdesit shëndetësor në spital, përfshirë mjekun, folën për CNN në mënyrë anonime duke shprehur shqetësim për punët e tyre.

Miçigan është shteti i tretë më i madh amerikan me numrin e lartë të të infektuarve. Më pak se një muaj më parë, ishin 300 prej tyre, dhe tani ka më shumë se 20.000.

Problemi për spitalin Sinai-Grace është fakti që ndodhet pranë disa shtëpive pleqsh që janë infektuar gjithnjë e më shumë dhe po vijnë për ndihmë.

Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne i vendosim pacientët në salla operative, korridore dhe të gjitha hapësirat që mund të përdorim. Ne nuk dimë se çfarë të bëjmë më shumë. Njerëzve po u mbaron energjia”, tha drejtori i spitalit.

Lexo edhe :  BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

“Pacientët që janë në një gjendje shumë të rëndë dhe që kanë simptoma të dukshme të koronavirusit nuk mund të reanimohen, pasi janë në gjendje të dobët dhe rreziku i infeksionit është shumë i madh”, thanë katër anëtarët e stafit që folën në mënyrë anonime për CNN .

“Spitali duket si një zonë lufte. Pacientët janë kudo, gjithashtu pajisje. Ka kaos, mjekë dhe infermierë po vrapojnë përreth. Është e tmerrshme”, tha një punonjës i spitalit./CNN

Të fundit

“Thethi nuk ka nevojë për rruspa”, Vangjeli: Shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh me nota kritike në Log, News 24 ndaj aksionit të qeverisë në Theth për...

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV