Një qytet kinez futet sërish në karantinë, e gjitha filloi nga një drekë pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti Jia në pjesën qendrore të Kinës është futur sërish në karantinë, pasi koronavirusi Covid-19 është shfaqur sërish në këtë rajon.

Ky rast shqetësues është një rikujtim që Kina nuk e ka fituar plotësisht luftën ndaj COVID-19 dhe se heqja e karantinimit shfaqë rrezik për shpërthimin e një vale tjetër të epidemisë.

Ky rrezik është ndoshta më i madh se që kemi menduar, pasi pjesa më e madhe e të infektuarve në fakt nuk kanë simptoma dhe është e pamundur të zbulohen në kohë dhe të izolohen.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Kinë është rritur dukshëm ditët e fundit. Të dielën janë regjistruar 74 raste të reja asimptomatike, kurse një ditë më herët 47, ka njoftuar Agjencia Kombëtare për Shëndet Publik në Kinë.

Qyteti Jia në të cilën jetojnë rreth 640 mijë banorë, sot ka dhënë urdhër të për karantinim të qytetit, kurse të gjithë ata që dalin nga shtëpitë apo kthehen në to duhet t’u tregojnë autoriteteve dokumentet personale, të kenë të veshur maskë dhe t’i nënshtrohet procesit të matjes së temperaturës. Trafiku rrugor gjithashtu do të kufizohet.

Kjo masë është marrë pasi një grua që kishte shkuar për vizitë mjekësore u infektua nga mjeku. Mjeku ishte asimptomatik dhe pse ishte i infektuar.

Testimi më 25 mars ka treguar se tre mjekë në po të njëjtin spital kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Treshja kishte ngrënë drekë së bashku në një restorant më 13 mars, kurse njëri prej tyre më herët kishte qenë për vizitë në Wuhan. Por edhe pse ishte futur në vetëizolim për dy javë, nuk dihet nëse ai kishte infektuar kolegët që më pas e kanë përhapur virusin tek pacientët.

Megjithatë, rasti u bë publike vetëm pasi Kina gjatë javës së kaluar filloi të publikojë të dhënat për rastet e reja asimptomatike, pas kritikave të shumta për mungesën e transparencës në qeverinë kineze.

Lexo edhe :  E ardhmja e Partisë Demokratike po rrokulliset poshtë Broadway

Studiuesit në mbarë botën u është bërë e qartë që këta të infektuar “të padukshëm” të koronavirusit, kanë rol shumë më të madh në përhapjen e COVID-19 sesa është menduar deri tani. Kurse shumica e vendeve nuk po i teston njerëzit nëse nuk shfaqin simptoma siç është temperatura e lartë dhe kollitja.

Megjithatë, praktikë e autoriteteve kineze është që rastet asimptomatike t’i numëroj në evidencën e personave të infektuar vetëm nëse fillojnë të shfaqin simptoma. Kjo do të thotë se të infektuarit në Kinë nëse nuk shfaqin simptoma nuk do të futen në listën zyrtare të rasteve me COVID-19, përveç nëse rezultojnë pozitiv në teste.

Për këtë arsye numri i përgjithshëm i personave të prekur me COVID-19, është shumë më i vogël sesa janë në të vërtetë. E siç raporton e përditshmja e Hong Kongut – “South China Morning Post”, një e treta e numrit të përgjithshëm të infektuarve në Kinë mund të jenë asimptomatikë, sipas të dhënave të besueshme të qeverisë kineze të cilat ka arritur t’i sigurojë kjo media.

Më shumë se 43 mijë persona në Kinë janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv deri në fund të shkurtit, ku më pas janë futur në karantinë, por nuk janë numëruar në listën zyrtare edhe 80 mijë tjerë. Kjo do të thotë se numri i rasteve poztive në Kinë do të mund të shkojë në 120 mijë.

Kina më herët kishte njoftuar zyrtarisht që kishte nën kontroll koronavirusin, pasi numri i rasteve të reja me COVID-19 kishte rënë në zero më 19 mars. Megjithatë, brenga për të ndodhur një valë e re e epidemisë është shumë e madhe, si për raste që ndodhin brenda ashtu edhe prej atyre që vijnë nga jashtë. Për këtë autoritetet në mbarë botën besojnë se Kina ka zvogëluar dukshëm numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19./Bloomberg

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV