Turqia ka regjistruar 96 viktima të reja nga koronavirusi i ri, Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 908.
Ndërsa numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 42,282, vetëm 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 4,056 persona. Ministria e Shëndetësisë në Turqi gjithashtu bën me dije se 1,552 persona ndodhen në repartin e kujdesit intensiv.
2,142 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet. Turqia deri më tani ka kryer 276.338 testime nga të cilat vetëm 24 orët e fundit janë kryer 28.578 teste.