Rriten e rastet me “kollë të mirë” te fëmijët, mjekët pediatër në QSUT ngrenë alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të vegjlit po preken më së shumti nga pertusi, ose sië njihet ndryshe “kolla e mirë”,  e cila aktualisht në vendet e rajonit e më gjerë po regjistron raste në rritje.

Kjo sëmundje është ngjitëse përmes spërklave të pështymës dhe prek çdo lloj moshe, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët, pavarësisht nëse je i vaksinuar apo jo.

“Kemi një përhapje të pertusit ose sëmundjes që quhet kolla e mirë. Zakonisht prek bebet e vogla, të cilat nuk e kanë marrë të plotë materialin e injeksionit vaksinal, duke qenë se ata janë në shtëpi edhe pranë motrave apo vëllezërve më të rritur dhe njëherazi anëtarë të ambienteve komunitare apo çerdheve, kopshteve e shkollave,” shpjegon pediatrja Lori Gjoni.

Pediatrja e QSUT-së tregon se në fakt sëmundjet infektive po qarkullojnë më shpesh për shkak edhe të uljes së vaksinimit.

“Sëmundshmëria është rritur ndjeshëm edhe falë përhapjes së disa sëmundjeve infektive si pasojë e mungesës së vaksinimit. Kemi vënë re kohët e fundit që kemi një rënie të ndërgjegjësimit nga ana e prindit për të fëmijët e tyre,” thotë mjekja.

Në urgjencën pediatrike të QSUT-së mjekët po trajtojnë infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, të cilat pësojnë edhe ndërlikime.

“Ato komplikohen më pas edhe me një virozë, e cila kalon në infeksion dhe dhimbje të veshit, kalon më poshtë në faringjit e tonsilit dhe në rrugët e poshtme të traktit respirator. Kemi pasur edhe ndërlikime të infeksioneve siç janë otitet, trakeitet apo edhe bronkitet,” shton pediatrja Gjoni.

Urgjenca trajton jo vetëm vizitat ambulatore nga Tirana, por edhe raste komplikacionesh që referohen nga spitalet e rretheve për shtrim./E.T

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV