Berisha e Malltezi nesër tjetër kërkesë të re për lirinë/ Janë zbutur nevojat e sigurimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të disatën herë që nga vendosja e masave te sigurisë nga GJKKO me kërkesë të SPAK, Sali Berisha dhe dhëndri i tij  Jamarbër Malltezi i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme për zëvendësimin e këtyre masave me masë me të lehtë siç është ajo e detyrimit për tu paraqitur.

Ne kërkesën e drejtuar gjykatës avokatët e Berishës dhe Malltezit argumentojnë se në këtë faze që ndodhet hetimi janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre ne masën “arrest shtëpie” dhe për këtë arsye kërkojnë vendosjen e një mase me të lehtë. Kërkesat do të shqyrtohen të hënën nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është gjyqtarja e hetimeve paraprake.

Gjyqtarja Gjoka ka caktuar orën 13.00  për t’i shqyrtuar të dyja kërkesat në një seancë, pasi edhe kërkesat janë të njëjtat dhe për  të njëjtën dosje.

Sali Berisha dhe dhëndri  i tij Jamarbër Malltezi ndodhen prej muajsh në masën arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve për të njëjtën dosje.

Disa herë gjykata u ka thënë jo kërkesave te tyre për ndryshim mase, por avokatët e dy të akuzuarve nuk heqin dorë nga këto kërkesa duke iu drejtuar thuajse çdo javë gjykatës për të mundësuar lirinë për dy klientët e tyre. Ndërkohe që prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në të gjitha rastet ndryshimin e masave duke kërkuar vazhdimin e tyre ne arrest shtëpi. /E.T

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV