Berat/ Vidhnin farmacitë bujqësore dhe ushqimoret, kapen dy autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Beratit ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Moravës dhe Lapardhasë duke arrestuar 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Morava”, në kudër të të cilit u kapen dhe u vunë në pranga dy shtetas, konkretisht:

B. P., 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe K. K., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Moravë, Berat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në fshatin Moravë dhe në fshatin Lapardha, ku kanë vjedhur në disa farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore, në harkun kohor të dy muajve të fundit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit B. P. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe një sasi e madhe ushqimesh dhe pesticide bujqësore. Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete në pronësi të autorëve të arrestuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ dhe “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

Të fundit

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV