Turizmi detar, lehtësohen procedurat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Turizmit dhe mjedisit ka hedhur për konsultim publik disa ndryshime ligjore të ligjit “Për aktivitetet e turizmit detar”. Sipas relacionit bashkëshoqërues, projektligji ka për qëllim të lehtësojë procedurat në ushtrimin e aktiviteteve të turizmit detar duke hequr barrierat e panevojshme.

Sipas këtij projekligji operatorët që do të ushtrojnë aktivitetin e turizmit detar si lundrimi për zbavitje apo peshkimi, motorrët e ujit, zhytjet për argëtim dhe aktivitetet e tjera të ujit tashmë do duhet t’i nënshtrohen vetëm procesit të certifikimit dhe jo licensim.

Në nenin 1, të projektligjit është parashikuar ndryshimi i pikës 14 të nenit 3 të ligjit aktual, konkretisht përkufizimi i “operator i turizmit detar” duke e shkëputur përfundimisht nga koncepti i “operatorit turistik” pasi kanë objekt veprimtarie të ndryshëm në fushën e turizmit.

Ndërsa neni 2 parashikon shfuqizimin e procesit të licensimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe si rrjedhojë operatorët që do të ushtrojnë veprimtari të turizmit detar do t’i nënshtrohen vetëm procesit të certifikimit pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Madje sipas relacionit të ministrisë së Turizmit, Drejtuesi teknik dhe përfaqësuesi ligjor nuk kanë detyrimin të zotërojnë një diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve në fushën e turizmit; apo të zotërojnë një gjuhë të huaj në nivelin B2 dhe një gjuhë të huaj të dytë në nivelin B1, sepse këto kritere nuk kanë asnjë ndikim në garantimin e sigurisë për ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve të turizmit detar.

Por ky operator ka detyrimin që, në varësi të klientit, t’i garantojë shërbimin me udhërrëfyes të licencuar për këto lloj aktivitetesh, sipas ligjit për turizmin. Ndryshimet e propozuara synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit detar, duke mos cënuar cilësinë dhe standardet e ofrimit të shërbimit si dhe sigurinë e turistëve./O.S

Të fundit

“Nuk rri dot pa ty”, cfarë po ndodh mes Eglit dhe Gjestit pas sherreve të djeshm?!

Pas darkës së organizuar mes banorëve dhe moderatorëve të Top Channel, Egli dhe Gjesti kanë qëndruar me njëri tjetrin. Banorja...

Rama: Prodhimet në industrinë ushtarake do të përdoren për eksport

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të premte rivitalizimin e ish-uzinës në Rubik. Rama njoftoi se shumë shpejt do të nisin investimet për krijimin e...

Cilat para do të kthejë Berisha?

Nga Artur Ajazi Në fjalimet e ditëve të fundit, Berisha po u premton mbështetësve të tij se “ne do t’ju kthejmë paratë”. Dhe këtë e...

A duhet të japin dorëheqje anëtarët e qeverisë pas përfundimit të mandatit?

Albin Kurti dhe kabineti qeveritar po pretendojnë se janë dorëhequr nga postet ekzekutive qysh më 23 mars. Atë ditë, Qeverisë i përfundoi mandati katërvjeçar. Dorëheqjen,...

Momente festimi tek United, Amorim: “Të fokusuar për të fituar Europa League”

Manchester United fitoi 5-4 ndaj Lyon, duke siguruar një kualifikim dramatik në  gjysmëfinale të Europa League. Nuk mund të mos ishte i lumtur trajneri...

Lajme të tjera

Web TV