Skema e re për individët/ Të ardhurat që përjashtohen nga tatimi 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon listën e të ardhurave që përjashtohen nga tatimi. Janë në total 12 zëra që do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale gjatë vitit 2020.

Në listën e të ardhurave që përjashtohen nga tatimi ndër të tjera është shtuar edhe kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer i regjistruar te një fermer apo person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor.

1.Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulta.

2.Bursat e nxënësve dhe të studentëve.

3.Shpërblimet e marra në raste sëmundjesh, fatkeqësish, në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës në fuqi.

4.Të ardhurat e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare ose në natyrë, nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike.

5.Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

6.Të ardhurat e përfituara si rezultat i kompensimit financiar, për ish-pronarët dhe ish të dënuarit politikë.

7.Kontributet e bëra nga punëdhënësi për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të punëmarrësve.

8.Përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore.

9.Të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë, sport, kulturë.

10.Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer i regjistruar te një fermer apo person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor.

11.Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensionit vullnetar deri në masën e përcaktuar në ligjin për fondet e pensionit vullnetar.

  1. Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensioneve, gjatë administrimit nga shoqëria administruese.

Të fundit

“E kaluara që na intrigon…”, Meri Shehu paralajmëron shenjat për javën e fundit të vitit

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu bëri parashikimin për javën e fundit të...

Shiu nuk i ndali demokratët, mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë

Protesta e thirrur nga opozita në kuadrin e mosbindjes civile, e cila u mbajt në Tiranë, për pothuajse 3 orë, ka tërhequr vëmendjen e...

Pas tre orësh, mbyllet protesta e opozitës, deputetët e PD-së nisen drejt selisë blu

Mosbindja civile e opozitës në pesë pikat kyçe të kryeqytetit, konkretisht në Sheshin Willson, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit dhe...

Pas rreth dy orësh, Berisha njofton mbylljen e protestës: Përgatitemi për “next”

Pas rreth dy orësh Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës së kësaj të hëne. Ai u shpreh se protestat do të vazhdojnë deri në...

Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Nga Kreshnik Spahiu Sot opozita protestoi për të rrëzuar qeverinë apo bashkinë? Prej 10 muajsh Partia Demokratike ka hequr dorë nga protestat para kryeministrisë dhe rreshtohet...

Lajme të tjera

Web TV