Njerëzit mund të kenë mikroplastikë në tru, thotë studimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se ky zbulim i fundit mund të jetë i vështirë për t’u pranuar nga njerëzit në të gjithë botën. Pjesë të vogla plastike po gjejnë rrugën e tyre për në tru, kjo sipas një punimi të botuar në revistën “Environment Health Perspectives”.

Studiuesit nga “University of New Mexico School of Medicine’s” thonë se mikroplastika nga uji, ushqimi dhe ajri që thithim kalojnë nga rrugët e frymëmarrjes dhe sistemit tretës në organe të tjera, si veshkat, mëlçia dhe truri.

“Gjatë dekadave të fundit, mikroplastikët janë gjetur në oqean, te kafshët dhe bimët, në ujin që vjen nga rubineti i çezmës dhe në shishet plastike,” thotë Eliseo Castillo, profesor i Gastroenterologjisë në këtë universitet. “Ato duket se janë kudo,” shtoi Eliseo, i cili është studiuesi kryesor i mikroplastikës.

Grupi i studiuesve e testuan këtë fakt për katër javë te minjtë duke u dhënë atyre ujë të pijshëm për të matur sasinë e mikroplastikës që thuhet se njerëzit marrin çdo javë. Shkencëtarët zbuluan se njerëzit konsumojnë pesë gramë mikroplastikë çdo javë, që është sa pesha e një karte krediti.

Ata zbuluan se mikroplastika lëviz nga zorrët në indet e tjera të trupit. “Këta minj u ekspozuan për katër javë. Tani, mendoni se si kjo barazohet me njerëzit nëse jemi të ekspozuar që nga lindja deri në pleqëri ndaj mikroplastikës,” thotë Castillo.

Profesori tha se nëse minjtë e shëndetshëm të ekspozuar ndaj pjesëve të vogla të plastikës pas vetëm disa javësh shfaqnin shenja ndryshimesh fizike, njerëzit e ekspozuar gjatë gjithë jetës mund të shohin se shëndeti i tyre përkeqësohet.

Pra, me pak fjalë njerëzit marrin plastikë në vlerën e një karte krediti çdo javë./E.Ç

Të fundit

Elon Musk nën presion nga Sudani për ndërprerjen e internetit Starlik në vend

Starlink është një nga shërbimet kryesore për lidhjen e interentit në zonat ku telekomunikacioni formal nuk funksionon. Elon Musk është...

Dy ‘kryeveprat’ e Kurtit: Thaçi e UÇK në Hagë dhe izolimi i Kosovës

Nga Jakin Marena Albin Kurti ka dhënë një spektakël të turpshëm gjatë tërë këtyre ditëve të fundit, në përpjekje për t’ia faturuar Perëndimit bllokimin e...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur (Emri+Foto)

I dërguari i RAI-t për shumë vite nga Bosnja në Shqipëri e Kosovë konsideronte si shkak të sëmundjes së tij amiantin e armëve nëpër...

Duka ”shuplakë” Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë ndaj SPAK-ut.     Në një intervistë për...

Gjendja e medias në keqësim të vazhdueshëm në Shqipëri, autoritetet premtojnë përmirësim

Në Tiranë, veprimtarë dhe organizata që mbrojnë lirinë e shtypit pohuan sot se gjendja e medias shqiptare po përkeqësohet në vazhdimësi, ndërsa siguria e...

Lajme të tjera

Web TV