KLP dënoi sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK, reagon ashpër Ambasada Amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka përshëndetur reagimin e KLP-së pas deklaratave që Ilir Meta bëri ditën e djeshme për kreun e SPAK, Altin Dumani.

KLP ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe ka bërë thirrje që të mos cenohet puna prefesionale e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Ambasada shpreh mbështetjen për qytetarët shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.

Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë./E.T

Të fundit

Analiza: Me çfarë është e lidhur ngushtë e ardhmja e NASA-s

Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, do...

Errësirë në qytetet e Shqipërisë, si paraqitet situata në Vlorë dhe Durrës

Teksa ka kaluar mbi 1 orë nga ndërprerja e energjisë elektrike, e cila preku disa qytete të vendit, situata mbetet e njëjtë në Vlorë,...

Autostrada Thumanë-Kashar nis tarifat ja çmimet për makina dhe kamionë

Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor...

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se...

Europa bëhet gati për acar, ulje e ndjeshme e temperaturave pas 12 janarit

Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër,...

Lajme të tjera

Web TV