Spahiu: Sa kohë të jetë Berisha-Meta në krye të opozitës, Rama do të jetë në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për situatën politike në vend, tha se Edi Ramës i intereson të faktorizojë Berishën dhe Metën si opozitë të vendit, për interesa të Partisë Socialiste. Sipas tij, për sa kohë në skenën pol8itike do të jenë Meta e Berisha, Edi Rama do të qëndrojë në pushtet.

Spahiu tha se zgjedhjet e fundit treguan qartë që Partia Socialiste ka marrë pushtetin në të gjithë Shqipërinë, ndërsa shtoi se 6 bashkitë ku fitoi opozita janë “të dhuruara” nga pushteti i socialistëve, për të legjitimuar pluralizmin politik.

“Në politikë forca matet me rezultat zgjedhor. Rezultati i fundit i 14 majit, tregoi që Shqipëria u ngjyros mavi. Vetëm 6 fshatra të Shqipërisë u fituan nga demokratët. PS-ja fitoi të gjitha bashkitë në Shqipëri, i la vetëm 6 provinca dhe ia la vetë. I mori bastionet, i mori Tropojën, i mori Kukësin, i mori Kamzën, Shkodrën, Bathoren, i mori çdo cep. I la 6 provinca që të quhet pluralizëm politik. Unë mendoj se Berisha dhe Meta janë të mbaruar.

Ata do ekzistojnë për sa kohë të jetë gjallë Edi Rama. Gjithashtu për sa kohë të jenë gjallë Berisha me Ilir Metën, Edi Rama do të jetë kryeministër. Kjo është loja e përcaktuar e estabilshmentit politik në Shqipëri. Forca e socialistëve është se sot dominojnë njësoj si Enver Hoxha apo Ramiz Alia me disa rripa transaksioni që kishin frontin demokratik, rininë komuniste të cilat i quanin lëvizje pluraliste në kohën e komunizmit.

Ashtu edhe PS-ja dhe Edi Rama i kanë shndërruar forcat opozitare në drejtori të pushtetit, duke i çfaktorizuar ato totalisht e duke mos lënë nga ana tjetër as Partinë Demokratike të fuqizohet, pasi bëjnë faktor politik Metën dhe Bërishën”, tha Kreshnik Spahiu./   S.M

Të fundit

Dhunë edhe në protestën e tetë të Rithemelimit e PL, hidhet molotov drejt bashkisë Tiranë

Ka nisur me tensione protesta e tetë e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës ka nisur. Protestuesit që...

Pushime 2024, ja destinacioni juaj ideal sipas shenjës astrologjike

Aventura apo çlodhje në luks, zbuloni cilat janë pushimet ideale për ju sipas shenjës që keni në zodiak. Dashi: Aventura në Nepal. Duke qenë shenja më...

Vdiq pas rrëzimit të helikopterit/ Irani shpall pesë ditë zie për presidentin

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka shpallur pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit të vendit, Ebrahim Raisi. Raisi u vra pas përplasjes...

Si ndikon uji i kripur te rënia dhe dëmtimi i flokëve

Vera është pas derës dhe bashkë me të vjen ajo ndjesia e padurimit për pushimet në plazh, pasditet e gjata në bregdet, dielli, rëra...

Sot protesta e Rithemelimit, policia ‘blindon’ Bashkinë e Tiranës, ja çfarë pritet

Mbahet sot në orën 11:00 protesta e tetë para Bashkisë së Tiranës e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe Opozita në lidhje me dosjen...

Lajme të tjera

Web TV