Sa tatim do paguajnë profesionet e lira?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 29 mijë subjekte të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e profesioneve të lira, do duhet të parapagujnë tatimin mbi fitimin gjatë këtij viti, ku tashmë janë njohur edhe me detyrimin që kanë.

Por sa është ky tatim dhe si llogaritet ai. Administrata tatimore sqaron se për tatimpaguesit me status ligjor Person Fizik, llogaritja e parapagimeve është kryer me normat progresive: 15% deri në masën e fitimit 14 milion lekë dhe 23% për çdo vlerë të fitimit mbi 14 milion lekë. Për tatimpaguesit me status të ndryshëm ligjor nga person fizik, pavarësisht përgjegjësisë së tyre tatimore, llogaritja e parapagimeve kryhet me normën 15% mbi fitimin.

Nëse do të marrim një shembull, një subjekt person fizik që ka një fitim prej 9.6 milionë lekësh në vit, do të duhet të paguajë afro 1.4 milionë lekë tatim, pasi i janë njohur së shpenzimeve të zbritshme në nivelin 35 %.

Ndërsa një biznes që akumulon një fitim prej 15.4 milionë lekësh, do të duhet të paguajë një normë tatimore mbi këtë fitim në nivelin 23 për qind, e llogaritur në një total prej afro 3.5 milionë lekësh, e ndarë në disa këste.

Përllogaritja e kësteve paraprake për vitin 2024 për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar përpara datës 31.12.2023, bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesit në deklaratën tatimore vjetore, për Tatim mbi Fitimin (me afat deri 31 mars 2024) apo Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin (me afat deri 10 shkurt 2024). Vlera e përllogaritur është ndarë për periudhën e mbetur Prill-Dhjetor 2024, në 9 këste.

Për tatimpaguesit, që gjatë vitit 2023 kanë qenë të regjistruar pjesërisht si me Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin, ashtu edhe me Tatimin mbi Fitimin, përllogaritja do të kryhet mbi totalin e fitimit të vetëdeklaruar në 2 deklaratat respektive dhe tatimpaguesit do të njoftohen në llogarinë e tyre në e-Filing, në lidhje me këstet paraprake.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Tatimet sqarojnë se këstet mund të paguhen edhe në bazë mujore, por afati i tyre është 3-mujor. Konkretisht: brenda datës 30 qershor, paguhet për muajt prill, maj, qershor; Brenda datës 30 shtator, për muajt korrik, gusht, shtator dhe brenda datës 31 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhjetor./   S.M

Të fundit

Stuhia më e fortë diellore në 20 vitet e fundit prek Tokën, cfarë efektesh ka?!

Stuhia diellore më e fortë në më shumë se dy dekada preku Tokën (10.05.2024), duke shkaktuar aurora spektakolare në...

PL feston ditëlindjen e Erisa Xhixhos, Meta trembet nga fishekzjarret (VIDEO)

Një video e publikuar së fundmi nga Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkaktuar të qeshura në rrjet. Teksa po festonin ditëlindjen...

1001 arsye, që opozita nuk i fiton kurrë më zgjedhjet

Nga Artur Ajazi Ajo ç’ka po ndodh me opozitën aktuale, apo me reagimet e eksponentëve të saj lidhur me ngjarjet kriminale, të bën të besosh...

“Po kokat pse nuk goditen?”/ Balla reagon pas megaoperacionit të SPAK

Ministri i Brendshëm, Tulant Balla, ka komentuar ditën e sotme operacionin e organizuar nga SPAK për kapjen e “kokave” të krimit në bashkëpunim me...

“Kur ishte shtatzënë i futi kokën në zbardhues”/ Detajet e reja nga vrasja e Enkelejdës

Shokues ka qenë rasti i 40-vjeccares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme. Vëllai i viktimës ka...

Lajme të tjera

Web TV