Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes).

Sot në qytetin e Durrësit u organizua ceremonia e dhënies së titullit për aktorin Mirushin Kabashi.

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi ndërroi jetë më 5 dhjetor të 2023 në moshën 75-vjeçare.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër, por u rrit në Durrës. Origjina e tij ishte nga Gjakova. Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare ndërsa numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma.

Kabashi në Festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori më i mirë” me rolin e Sadush Nezirit te komedia “Hija e tjetrit” e Ruzhdi Pulahës. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si ndër aktorët më të mirë. Në vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë”, si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës./   S.M

Të fundit

Për kë votuan vjet ata që janë pro dhe kundër Dumanit

Nga Eduard Zaloshnja  Në sondazhin që zhvillova së fundmi për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, ishte edhe pyetja “Dumani...

Mesazhi i Escobar e ‘Dosja Britanike’, Berisha-Meta jo më deputetë?!

Nga Jakin Marena Opozita vijon të jetë e ndarë në disa pjesë, si pasojë e situatës kaotike në të cilën gjendet PD, partia më e...

Avokati Beqiri: Ervis Martinaj nip i Liri Berishës, policia s’guxonte ta prekte!

Avokati Idajet Beqiri hedh akuza të forta për lidhje mes bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj me Sali Berishën. I ftuar në Report...

Ngjela zbulon çfarë fshihet pas Dosjes Britanike që i çuan Berishës: Nëse nuk ka prova…

Berisha apeloi vendimin, ndryshe nga pretendimet e ish kryeministrit demokrat, tregohen mekanizmat se kush e inicioi këtë ndëshkim për liderin historik të PD. Në një...

Turbulencat e forta goditën aeroplanin/ Pasagjerët nxirren me barela pas uljes emergjente

Turbulencat e forta kanë goditur një aeroplan të Singapore Airlines që udhëtonte nga Londra në Singapor, duke lënë të paktën një person të vdekur...

Lajme të tjera

Web TV