Elizabeth Maruma Mrema, shefja e Kombeve të Bashkuara u shpreh se bota duhet të shmangë shpërthimin e pandemive të tjera dhe se për ta bërë këtë, duhet ndaluar kategorikisht tregtimi i kafshëve të egra.
Mrema tregoi për prestigjozen ‘BBC’ se praktika e blerjes dhe shitjes së kafshëve të egra nëpër tregje, mund të përbëjë kërcënim edhe për shëndetin e njerëzve, ashtu sikurse të disa llojeve të kafshëve.
“Ne e dimë se në 60 vjetët e fundit, shumica e sëmundjeve të kafshëve janë rezultat i aktivitetit njerëzor… krijimi i kontakteve më të afërta mes kafshëve të egra dhe njerëzve, si dhe rritja e rrezikut të përhapjes”, ka shtuar ajo.
“Për këtë arsye, ne na duhet të sigurohemi që këto tregje janë të rregulluara mirë, të pastra dhe nuk janë të lidhura me tregti ilegale të kafshëve të egra”.
Kina është vendi i parë i cili ka marrë vendimin për ndalimin e konsumimit të kafshëve. Aktualisht, në botë janë infektuar mbi 1,8 milionë persona dhe kanë vdekur 100,000 të tjerë.