Ironizon Agron Gjekmarkaj: Djalli ka dalë nga shishja, atë s’e kontrollon më as Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj thotë se raporti i DASH për Shqipërinë është një diagnozë, ndërsa ilaçet dhe shërimin duhet ta bëjmë vetë.

Në një reagim, ai thotë se konstatimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është i hidhur, ndërsa thekson se “kemi një qeveri dhe pushtet lokal të korruptuar”.

Sipas deputetit demokrat, të gjitha problemet e ngritura nga Opozita për shit-blerjen e votës, presionin, përdorimin e administratës, gjejnë pasqyrim në raport.

Reagimi i plotë i Gjekmarkaj:

Raporti i DASH mbi Shqipërinë meriton të përgëzohet për të vërtetat që ai parashtron! Por konstatimi i tij është tejet i hidhur. Korrupsion në çdo nivel qeverisjeje është fraza kyçe. E thënë ndryshe kemi një qeveri dhe pushtet lokal të korruptuar. Ju mbyten hajdutet na thonë miqtë.

Të gjitha sa po ndodhin në sytë e shqiptarëve janë, inceneratoret, sterilizimi, 5D-ja, Tims, e plot bëma.

Një dekadencë politike dhe korruptive ka përfshirë qeverinë dhe administratën e Edi Rames. Ky zinxhir duhet këputur. Neper të përçohet veç korrupsion.

Të vjedhësh është çështje gare, kush më shumë, kush më shpejt. Të gjitha problemet e ngritura nga Opozita për shit-blerjen e votës, presionin, përdorimin e administratës, gjejnë aty  pasqyrim. Kapja dhe ndikimi qeveritar mbi to shqetësojnë DASH pa mendoni sa shqetësojnë shoqërinë shqiptare të mbytur nga propaganda dhe transformimi i të vërtetës drejt gënjeshtrës.

Çështjet e pavarësisë se gjykatave ndikimi i mazhorances mbi to janë një tjetër kambanë. Prej tre vitesh gjykata luan me fatin e Opozitës duke dëmtuar thelbin e demokracisë në vend. Vula  dhe simbolet e PD mbahen peng. Lidershipi i Opozitës në vitin elektoral është i gjithi nën goditje a thua se drejtësia nuk mund ti bënte verifikimet e veta kohë më parë por veç pak muaj  nga zgjedhjet politike.

Lexo edhe :  Konflikt në Lezhë/ Oficerja e policisë denoncon shefin e komisaritatit

Themeluesi i pluralizmit është izoluar ne kundërshtim me kushtetutën  per t’i denatyruar natyrën pluralizmit per ta shndërruar  atë në fasadë, për të ç’aktivizuar opozitën në përballje.

Drejtësia që të meritojë besim nuk mund të vazhdojë të na flasë me parulla, prova e saj e madhe është raporti me Qeverinë. Ajo zë cironkat e qeverisë pasi dorëhiqen me urdhër dhe Opozitës nuk i lë kusur gati ta asgjësoje.

Edi Rama e bëri të qartë e synon mandatin e katërt me “Spak dhe turizmin”. Një qeveri e  cila ka fuqi magnetike për të mbledhur, joshur e promovuar të gjithë të korruptuarit e ketij vendi i dorëzon me qejf disa toga drejtoresh që të krijojë iluzionin e drejtësisë dhe të ushqejë populizmin.

Imazhi i vendit po errësohet nga skandalet, emisioni i RAI 3 është një tjetër provë. Djalli ka dalë nga shishja atë s’e kontrollon më as Edi Rama. Populli mund t’i bëjë terbiet të dy.

Raporti i DASH dhe programi i RAI-it janë thjeshtë vetëm dy ngjarjet e fundit të dëshmisë sesi degradon një pushtet absolut në gji të Evropës dhe në prehrin e ambasadorëve.

Opozita është sot i vetmi institucion që funksionon si zë dhe shpresë e shoqërisë. Aleanca me të për të gjitha shtresat është shpëtimi. DASH na vuri diagnozën, ilaçet dhe shërimin ti bëjmë vetë!/kb

Të fundit

Rajoni i Korçës “mbulohet” nga një pluhur masiv rëre

Prej dy ditësh në orët e paraditeve dhe pasditeve pjesa më e madhe e fushës së Maliqit por dhe...

Kontakt me rrymën/ Ndërron jetë pronari i hotelit në Dhërmi

Tre persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi. Sipas policisë, pronari dhe dy punonjës të një hoteli po punonin për ndriçimin...

Balla: Forcat “Blu” operacione për goditjen e kultivimit të kanabisit në Tiranë, Berat…

Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka në luftën kundër kanabisit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se, “pesë operacione të tjera...

Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore, por çfarë ndodh ndaj banesave

Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë...

Presidencialet, Biden bën kërkesën e pazakontë ndaj Trump para debatit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të debatojë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, por me kushtin që ai të testohet...

Lajme të tjera

Web TV