Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfitues i amnistisë penale që nis të zbatohet këtë të mërkurë është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Frrokaj pritet që të lërë sot ambientet e burgut të Reçit në Shkodër ku qëndron që prej momentit ku vendimi mori formën e prerë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, është dënuar edhe nga Gjykata e Posaçme me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone. Por për këtë ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet./e.t

Të fundit

Rama kujton vitet 90-të dhe ndarjen me PD/ Berisha s’donte të lironte të burgosurit

Kryeministri Edi Rama dhe këngëtari i njohur Shkodran Frederik Ndoci i ftuar në Podcastin “Flasim” kujtuan momentet kur të...

A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur një numër shtetesh të varfra shpallën falimentimin për shkak të shpenzimeve të mëdha për Covid-19 dhe investitorëve...

Foshnja 5 muajshe humb jetën në krahët e gjyshes pasi u kafshua nga pitbulli i familjes

Një fëmijë vetëm 5 muajsh humbi jetën pasi u kafshua nga pitbulli i prindërve të tij teksa ishte në krahët e gjyshes. Ngjarja e rëndë...

Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 18 maj 2024

Sot, më 18 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet 92.9 lekë. Euro sot blihet me 100 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV