Thirrja për protestë/ Berisha: Betejë për jetë a vdekje, për demokracinë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalimit të tij për qytetarët e mbledhur mbrëmjen e sotme tek “Rruga e Shpresës”, bëri sërish thirrje për pjesëmarrje sa më masive në protestën e ditës së premte, para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Berisha u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave, që të jenë të parët në protestë, pasi kjo është një “betejë për jetë a vdekje për demokracinë”

“Të gjitha forcat politike që e shpallin veten opozitare, të vijnë në betejë, sepse beteja është prova e opozitarizmit të vërtetë.

U bëj thirrje të rinjve dhe të rejave, të jenë të parët në këtë betejë.

Sepse, nëse Erion Veliaj, Tiranën që duhej të ishte shtëpia më e bukur, ia ka dorëzuar mafies.

Prandaj edhe ju nuk keni alternativë tjetër, vetëm të largoheni prej saj.

Beteja për çlirimin e Bashkisë është betejë për jetë a vdekje për demokracinë në Shqipëri.

Ftoj çdo demokrat, opozitar, të mendojë se çdo të thotë për të nesërmen e fëmijëve të tij”, u shpreh Berisha./   S.M

Të fundit

Erjola Doçi reagon sërish pas daljes nga shtëpia e BBV dhe ka dy fjalë për ndjekësit

Erjola Doçi ka reaguar në rrjetet e saj sociale për herë të parë që nga largimi nga BBVIP. Ajo...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe...

Gjykata e ka orientuar vendimin e Apelit, por PD duhet ta tejkalojë sindromën e ‘vulës’

Nga Namir Lapardhaja  Sagës së stërzgjatur të historisë së logos dhe vulës së Partisë Demokratike të Shqipërisë duket se do t’i vijë fundi. Vendosja e...

U përfolën se ishin ndarë/Jennifer Lopez e Ben Affleck shfaqen në krahët e njëri-tjetrit

Prej disa ditësh në shtypin rozë u përfol për një ndarje të mundshme midis këngëtares Jennifer Lopez dhe aktorit Ben Affleck. Mirëpo mbrëmjen e djeshme...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet në Belgjikë rivali i Ervis Martinajt (Emri)

Në kuadër të operacionit të spak pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj belge është bere e mundur arrestimi i Leonard Dukës. Ndaj...

Lajme të tjera

Web TV