Vala e të nxehtit në Tajlandë, 30 të vdekur që nga fillimi i vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e të nxehtit vazhdon në Tajlandë, ku temperaturat sot pritet të shkojnë në rreth 40 gradë Celsius, ndërsa 30 persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta.

Autoritetet e Bangkok këshilluan sërish sot miliona banorët e kryeqytetit tajlandez të qëndrojnë brenda për shkak të rreziqeve të konsiderueshme shëndetësore nga nxehtësia ekstreme.

Për të dytën ditë radhazi, temperatura ka shënuar 52 gradë Celsius në Bangkok, sipas autoriteteve. Prilli konsiderohet muaji më i nxehtë dhe më i thati në Tajlandë, por këtë vit vapa është përkeqësuar nga fenomeni i motit El Nino.

Vende të tjera në Azinë Juglindore po përballen gjithashtu me një valë ekstreme të të nxehtit këtë javë, duke përfshirë Bangladeshin, Mianmarin dhe Filipinet, ku mijëra shkolla kanë pezulluar mësimet.

Në Mianmar, temperaturat shënuan nivele rekord dje, me temperaturën që shënoi 45.9 gradë Celsius, dhe vendi do të përballet me temperatura të ngjashme edhe sot.

Në Tajlandë, 30 persona kanë vdekur nga 1 janari deri më 17 prill të këtij viti për shkak të të nxehtit, sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë e vendit./kb

Të fundit

DW: A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?

Vendet anëtare të OBSH-së kanë filluar një raund të ri bisedimesh për të nënshkruar një pakt global pandemie. Ndërkohë...

Komandanti i ushtrisë suedeze: Putini i ka sytë te një prej ishujve të Suedisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, po synon një ishull strategjik suedez që ofron zotërim mbi Detin Baltik, ka paralajmëruar komandanti i përgjithshëm i ushtrisë suedeze. “Jam...

Ballanca tregon shkaqet e mbipopullimit në burgje: Nevojë për politikë penale më e lehtë

Mbipopullimi është një nga problemet kryesore në burgje e Shqipërisë sipas Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. Në një intervistë televizive, Ballanca u shpreh se nevojitet...

‘Made in Albania’, makina e parë e blinduar ushtarake prezantohet në Panairin e Parisit

Pas tre javësh do të prezanohet në panairin ‘Eurosatory’ në Paris makina e parë ushtarake shqiptare. Kështu shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndërsa...

Rama: Pista e biçikletave më 1 Qershor. Në Tiranë 84 kënde lojërash, 41 shkolla të reja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pista e biçikletave e realizuar nga Bashkia e Tiranës pranë zonës së stadiumit kombëtar. Fëmijët e çdo...

Lajme të tjera

Web TV