“Shkelzeni te…”/ Gazetari: Ju tregoj videon me të cilën Meta shantazhon Berishën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emision foli për proceset gjyqësore të hapura ndaj kreut të PL-së, Ilir Metës, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, marrëdhënien mes Metës dhe Berishës, arratisjen dhe akuzat ndaj Arben Ahmetajt dhe shumë çështje të tjera.

Ndërsa fliste për marrëdhënien mes Berishës dhe Metës, të dy me gjyqe të hapura në SPAK, gazetari foli edhe për një video, me të cilën kreu i PL-së ka kërcënuar më parë dhe kërcënon ish-kryeministrin Berisha.

“Berisha po distancohet nga Ilir Meta, që mos e bashkojë hallin e tij me hallin e Metës. Sepse halli i Metës është shumë më i madh. Nëse Berisha akuzohet për një episod korruptiv që i ka kaluar dhëndrit ish-klubin e Partizanit, për të ndërtuar, Ilir Meta është nën hetim për pastrim parash dhe akuza të tjera, korrupsion, fshehje pasurie, ka disa dosje të hapura për të. Nuk besoj që Berishës i intereson që të bashkojnë hallet dhe të vazhdojnë luftën kundër SPAK-ut. Mos harrojmë që Meta e shantazhon herë pas herë Sali Berishën.

E ka shantazhuar edhe më parë. Fillimi i shantazhit ka nisur që në 2015-ën.

Të gjithë e mbajnë mend kur Berisha nisi një sulm politik ndaj Metës me të cilin e akuzonte se kishte porositur vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit.

Ndërkohë Meta iu përgjigj duke e kërcënuar me publikimin e një videoje të Shkëlzen Berishës. Besohet se është një video kur Shkëlzeni paraqitët te Dritan Prifti për të kërkuar favor dhe për të bërë pazare me pasuritë publike.

Nuk është bërë publike kjo video. E ka parë një rreth i ngushtë gazetarësh në rrethet politike dhe mediatike, por nuk u bë publike sepse Sali Berisha u tërhoq, reflektoi pas atij shantazhi që i bëri Ilir Meta.”, tha gazetari /   S.M

Lexo edhe :  E rëndë/ Autobusi që po transportonte punëtorët ‘zhytet’ në lumë, humbin jetën 10 persona

Të fundit

Dorëzohen 2 sisteme fotovoltaike diellore në Bashkinë e Shkodrës

Dy sisteme fotovoltaike diellore janë dorëzuar zyrtarisht në bashkinë e Shkodrës. Ceremonia, në të cilën morën pjesë Ambasadorja e...

Gazetari tregon fiksimet e Martinajt për median dhe femrat: Donte miset dhe moderatoret…

Gazetari Artan Hoxha tregoi se si Ervis Martianj tentoi të ngrejë një grup mediatik që do operonte në Shqipëri dhe Kosovë, pas Kampionatit Botëror...

‘E fajin ty ta hedh’, Xhensila Myrtezaj reagon pas këngës së Bes Kallakut

Divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka qenë kryefjala e mediave muajt e fundit. Si një nga çiftet më të dashura, dyshja vendosi...

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do gjejnë dashurinë këtë verë

Edhe pse ende nuk ka nisur, 3 shenja të horoskopit mund të gëzohen para kohe për sezonin e verës. Përpos pushimeve, i pret dashuria! Binjakët Vera...

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja tregon shifrat

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshiq, ka folur për minimumin jetik i cili vijon ende në Shqipëri të jetë i pa miratuar. Radoshiq thotë se...

Lajme të tjera

Web TV