Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në Itali, 18-vjeçari shqiptar plagoset rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punëtor 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Via Senato, në qendër të Milanos.

I riu ishte duke punuar në një kantier ndërtimi brenda një pallati në rinovim, kur për arsye ende nën hetim ka rënë në një boshllëk.

Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij në sipërfaqe, nëpërmjet një manovre komplekse dhe të detajuar.

Punëtori më pas u transportua me ambulancë për në spital. Ai është transportuar në spitalin e Niguardës me kod të kuq, gjendja e tij është e rëndë. Në vendngjarje ndodhej edhe personeli i policisë lokale./e.t

Të fundit

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet...

Dua Lipa në listën e njerëzve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 40 vjeç

Këngëtarja me origjinë shqipare Dua Lipa është renditur si një ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar nën moshën 40-vjeç. Në të njëjtën...

Cameron do vizitojë Shqipërinë, zbardhet programi për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vijë së shpejti në Shqipëri për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara...

Krim në familje/ Babai qëllon me armë të bijën dhe më pas vret veten

Një krim i rëndë në familje është regjistruar këtë të diel rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori” të Lushnjës Shtetasi B. M., rreth 82...

Zgjedhjet parlamentare/Basha thërret më 1 qershor Kuvendin e PD

Lulzim Basha do të thërrasë Kuvendin e Partisë Demokratike. Ky kuvend do të mbahet në datë 1 qershor, për prezantimin e programit të kësaj...

Lajme të tjera

Web TV