test

10 milion turistë?/ Basha: Është gënjeshtër! 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha i ka konsideruar si gënjeshtër suksesin e qeverisë për 10 milionë turistët gjatë vitit 2023.

Gjatë një fjalimi në Kuvendin Zgjedhor demokrat të degës nr.3, Basha thotë se pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kthehen në familjet e tyre.

Nga ana tjetër, kryedemokrati shton se turizmi në vendin tonë lë për të dëshiruar dhe nuk është në gjendje të mbajë veten e vet.

‘Është gënjeshtër siç u detyruan ta pranonin. Mbi 60% e tyre janë shqiptarë që vijnë të vizitojnë familjet e tyre, apo shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë. Pjesa tjetër janë turistë me shpenzime të ulëta. Turizmi shqiptar nuk është në gjendje të mbajë në këmbë veten e vet dhe jo më të krijojë një zinxhir vlerash i cili normalisht duhej të dyfishonte e të trefishonte volumin e prodhimit bujqësor. Duhej të zgjidhte një herë e përgjithmonë mirëqenien e fermerit shqiptar’, tha Basha./e.t

Të fundit

Belgjika nuk gabon sërish, Djajtë mposhtin Rumaninë dhe marrin fitoren e parë në Europian

Belgjika regjistron fitoren e parë në EURO 2024, me skuadrën e Tedesco-s që triumfoi 2-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen...

Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i njohur dhe familja e tij humbasin jetën

Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit,...

Hodhën fishekzjarrë nga një jaht dhe i vunë flakën pyllit, e pësojnë keq 13 persona

Autoritetet greke arrestuan 13 persona të shtunën pasi fishekzjarrët e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë Athinës,...

“Nga 15 mijë euro do marrësh 280”/ Zbardhen telefonatat e zhvatjes së italianëve

Top Channel ka zbardhur dosjen për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i...

“Është djali më i bukur shqiptar”/ Adrola Dushi pranon lidhjen me këngëtarin e njohur

Tashmë nuk ka më dyshime! Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja...

Lajme të tjera

Web TV