test

‘Në pamje të jashtme dukesh i rëndë’, Rama batuta me ‘demokratët e socializum në Vorë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Vorë kryeministri Edi Rama është takuar me disa banorë, të njohur si votues të djathtë, të cilët tashmë janë bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Me batuta kryesocialisti i cilëson demokratët si të ‘socializum’, ndërsa ato pohojnë se kanë votuar për PS-në për shkak të punëve të mira që janë bërë në Vorë.

Një prej tyre thotë se kishte përshtypje ndryshe për Ramën, që sipas tij nga ekrani dukej një njeri i ngrysur, por që tashmë mendon se është tjetër njeri. Me humor Rama, iu përgjigj duke i thënë se duhet të dëgjojë ndonjëherë ‘popullin se djalli s’është aq i zi sa duket’.

Rama: Ja ku jemi në Vorë mbasi kemi hapur dyert e një Vire të Rilindur një lagje e re si në mes të Tironë s’ku të gjitha shtëpitë u dhanë falas si një pronë e patundshme e atyre që i preku tërmeti. Më kanë mësy në derë demokratët e socializum.

Demokrati 1: S’kam bo gjë. Nga PD u bëra PS dhe me kartë të re. Nga punët e mia që janë bërë në Vorë duhet shpërblyer.

Demokrati 2: Puna tregon vet, një miku im thotë në Amerikë s’ka republikanë e demokratë por kush punon, ai që punon merr votën. Në aparencë të jashtëm kur të sheh në tv dukesh sikur je i rëndë sikur nuk ke dhembshuri që nuk të qan hallet, por jo… je tjetër njeri

Rama: Po dëgjo e ndonjëherë popullin që thonë djalli nuk është aq i zi sa duket.

Demokrati 3: Unë jam demokrat, por kam 3 vite që votoj për PS-në. Me punën që keni bërë Vora do të ecë akoma më parë. Unë jam i pari që se kam besuar, por Vora po bëhet akoma më mirë.

Lexo edhe :  Euro 2024/ Dramë dhe emocione deri në limite, Kombëtarja barazon 2-2 kundër Kroacisë

Rama: Sa më keni sharë

Demokrati 4: Shumë kemi sharë. Kam sharë, por nga e mira. Jam kthyer me PS-në me zemër. Për këtë parti ka ndikuar shumë kryetari i bashkisë. Jam kthyer para se me e bo ju këtë punë.

Të fundit

Shpenzimi mesatar për shërbimet celulare u rrit për të tretin vit radhazi në 2023

Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht më shumë se 7900 lekë për shërbime të komunikimeve celulare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike...

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Edhe këtë të martë, kushtet atmosferike do të jenë të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Era pritet të jetë...

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Mos u ndjeni të detyruar që të kënaqni të gjitha kërkesat e kolegëve të punës, pasi ky është një moment i rëndësishëm për të...

Çaji që zhduk dhjamin e barkut

Receta për dobësim me vetëm tre përbërës ka nxitur një “eufori” globale, posaçërisht për shkak që janë më të shumtë ata të cilët e...

Lajme të tjera

Web TV