test

Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me hormonet nuk bën dot shaka. Këtë ta thotë çdo mjek.

Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Kjo është arsyeja përse çrregullimet hormonale shkaktojnë një sërë ndryshimesh thelbësore në organizëm dhe në shëndetin tonë.

Më poshtë do të gjeni 8 simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale dhe dëmit në shëndet.

Shtimi në peshë

Çrregullimet hormonale shkaktojnë shtim në peshë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të kryer aktivitet të rregullt fizik.

Rënie të flokëve

Rënia e flokëve është një nga simptomat më të zakonta të çrregulllimeve hormonale dhe nuk duhet injoruar.

Djersitja e tepërt

Nëse djersisni më tepër seç duhet, atëherë me siguri jeni të prekur nga çrregullimet hormonale dhe duhet të vizitoheni tek një mjek.

Ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat.

Niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjendra ose ciste në gjoks.

Lodhje dhe plogështi

Kur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë.

Në këto raste duhet të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nivelet e progesteronit në gjak.

Fytyrë me akne

Kujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë.

Nëse trajtimet kundër akneve nuk kanë rezultat, atëherë me siguri bëhet fjalë për çrregullim hormonal.

Rrathët e zinj të syve

Çrregullimet hormonale shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin.

Një gjë e tillë rezulton në rrathë të zinj të syve.

Rrathët e zinj vijnë si pasojë e nivelit të ulët të testosteronit tek meshkujt dhe progesteronit tek femrat.

Lexo edhe :  Si ta pastroni mëlçinë me lëngun e panxharit!

Depresion dhe ankth

Depresioni dhe ankthi janë rezultat i çrregullimeve hormonale.

Ato janë të ndërlidhur me shtatzaninë, menopauzën dhe ciklin menstrual si pasojë e çrregullimeve hormonale.

Ushqimet e Shpejta Nxisin Çrregullime Hormonale

Një raport i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, njerëzit që konsumojnë ushqime të shpejta kanë në trupin e tyre një nivel më të lartë kimikatesh të rrezikshme.

Këto kimikate kanë pasoja të rënda dhe afatgjata tek njeriu.

Tek meshkujt ato rrisin nivelin e estrogjenit që sigurisht është shumë i dëmshëm.

Për femrat, konsumimi i tyre çon në rritjen e mundësisë së zhvillimit të qelizave të dëmshme.

Përveç konsultave me mjekun, ekspertët këshillojnë konsumin e më shumë frutave dhe perimeve dhe sa më pak ushqime të shpejta dhe të paketuara./  kb

Të fundit

Jo më kredi me kartë identiteti, shtrëngohen kushtet për dhënien e huave

Epoka e kredive të shpejta në vend, vetëm me kartë identitet, pa qenë domosdoshmërish në një punë mund të...

“Ka politikanë që s’u ka hyrë gjemb në këmbë”/ SPAK do shkojë deri te faturat e ushqimit

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në një emision televiziv komentoi konferencën e kreut të PL, Ilir Meta pasi u paraqit në SPAK.Sipas Hoxhës, dëshmia...

Kur jemi të nxirë jemi më të lumtur, kështu thotë shkenca

Nëse keni vënë re se që kur ka ardhur dielli ndiheni më të lumtur dhe më energjik, keni të drejtë. Do ta keni vënë re,...

Temperatura rekod në Mekë, termometri shënon mbi 51 gradë

Arabia Saudite ka paralajmëruar sot temperatura jashtëzakonisht të larta në Mekë, ku janë konfirmuar shumë viktima si pasojë e nxehtësisë gjatë Haxhit, me temperatura...

Fushata elektorale e presidentit Biden 50 milionë dollarë reklama

Ekipi elektoral i presidentit Joe Biden do të shpenzojë 50 milionë dollarë deri në fund të qershorit, me reklama televizive ku përfshihet dënimi për...

Lajme të tjera

Web TV