Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka kërcënuar Kinën mbi përhapjen e koronavirusit.
Sipas tij, do të vijë koha kur Pekini të mbajë përgjegjësi për shpërthimin e virusit dhe përhapjen e tij në vendet e tjera përfshirë edhe vetë Shtetet e Bashkuara.
Pompeo theksoi se aktualisht SHBA po merret me ringritjen e ekonomisë së dëmtuar nga koronavirusi dhe më pas do të merret edhe me Kinën vetë.
“Do të vijë një kohë kur përgjegjësit do të japin llogari. Jam shumë i bindur se kjo do të ndodhë. Tani jemi të detyruar që të fokusohemi në detyrën tonë aktuale që fillimisht ekonominë amerikane dhe më pastaj ekonominë globale ta rifillojmë në mënyrë sistematike, por do të vijë koha e akuzës”, u shpreh Pompeo në deklaratën për gazetën gjermane Bild, në lidhje me pyetjen nëse Kina do të jetë përgjegjëse nga dëmi i global i koronavirusit.
“Qeveria kineze, Partia Komuniste e Kinës nuk na dha këtë informacion në kohë. Kjo është për të ardhur keq”, tha më tej ai.
Sekretari amerikan i Shtetit vuri në dukje se ka nevojë për shumë debate në aspektin global në lidhje me përgjegjësinë e Kinës mbi krizën që ka prodhuar koronavirusi.
“Është e rëndësishme që të dimë se si dhe prej ku filloi virusi. I kemi parë raportet e tregjeve të kafshëve të egra në Kinë, që detajon se prej ku ka ardhur virusi. Ekonomia globale ishte e detyruar të mbyllet”, përfundoi ai.