COVID-19 te shqiptarët e Maqedonisë, Meta telefonon Panderovskin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende fqinje, aleatë në NATO, dhe me vizione të përbashkëta europiane dhe euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e kontributin në dobi të forcimit të mëtejshëm të sigurisë kolektive”, deklaroi sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Të dy presidentët diskutuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe vlerësuan ndihmën e Bashkimit Europian për tejkalimin e saj.

Presidentët Meta dhe presidenti Pendarovski shprehën vullnetin për shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin ku të jetë nevoja, me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Presidenti Meta u interesua në veçanti për situatën në zonat e banuara nga shqiptarët dhe shprehu kënaqësinë për kujdesin e treguar dhe masat e marra nga autoritetet shtetërore.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu kënaqësinë që deri tani në bashkinë e Pustecit fatmirësisht nuk kemi asnjë rast shqetësues.

Gjatë bisedës telefonike, Presidenti Meta përshëndeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, duke vlerësuar se ky vendim i shërben forcimit të sigurisë, stabilitetit e paqes jo vetëm në rajonin tonë.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende fqinje, aleatë në NATO, dhe me vizione të përbashkëta europiane dhe euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e kontributin në dobi të forcimit të mëtejshëm të sigurisë kolektive”, theksoi Presidenti Meta.

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV