Kryeministri Edi Ramaka reagon pas videos së publikuar nga kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, ku shfaqeshin një numër i madh qytetarësh, të cilët po prisnin të merrnin ndihmat, që po shpërndahen si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se është e turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar.
Sipas kreut të qeverisë, demokratët po përdorin romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë.
“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore”, shkruan Rama./Fjala.al/