Blerësit ishin përsëri në rrugë në Austri dhe Itali, pasi Evropa ndërmori hapat e saj të parë të kujdesshëm pas bllokimir nga koronavirusi.
Italia po hap një pjesë të vogël dyqanesh duke përfshirë librari dhe dyqane, për të parë nëse do të mund të funksionojnë masat e distancimit social pas bllokimit, i cili përndryshe mbetet në fuqi.
Sidoqoftë, për disa rajone është zgjedhur të mos hapen plotësisht. Libraritë nuk do të hapen për një javë tjetër në Romë dhe do të qëndrojnë të mbyllura të gjitha në Lombardi.
Në Austri, i cili ishte vendi i parë evropian që njoftoi plane specifike për përfundimin e bllokimit, blerësit po reshtoheshin jashtë dyqaneve të pajisjeve kompjuterike, të veshur me maska të detyrueshme ndërsa dyqanet e vogla u rihapën sot./Daily Mail