test

Rrëmbeu çmimin e madh të BBV, reagon për herë të parë Egla Ceno, kujt ia dedikon fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno, ka folur për herë të parë pasi rrëmbeu çmimin e madh në një përballje ‘kokë më kokë’ me Juljan Dedën dhe 4 finalistë të tjerë.

Në një prononcim të shkurtër për Top Albania Radio, pak pasi u shpall fituese, Egla është shprehur tejet e emocionuar për këtë arritje.

Ajo tha se këtë sukses përveç nënës së saj ja dedikon të gjitha grave, por sigurisht edhe vetes.

“E meritoja”, tha ajo ndër të tjera, ndërsa theksoi se dëshironte shumë që këtë edicion në BBV, në mos ajo, një grua tjetër duhet ta fitonte.

Pyetje: Famë e padiskutueshme, ndoshta projekte të mëdha filmike do të vijnë. E kishe pritur këtë pikë të karrierës?

Egla: Për mua nuk është ky me thënë të drejtën Big Brotheri. Unë karrierën time e kam qëndisur ndër vite dhe do të vazhdoj ta qëndis ashtu ngadalë, sepse jam aktore teatri jam shumë e lidhur me të.

Pyetje: Përveç mamit, kujt ja dedikon fitoren?

Egla: Grave, vetes sime! Doja shumë të ishte një grua, në mos unë një tjetër, por të ishte një grua. Edhe vetes sigurisht, e meritoja! Në fund të ditës e meritoj!/kb

Të fundit

Përfshihet nga flakët një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshimet e para

Mesditën e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Mësohet se makina është...

Kampionati evropian, kush na e fryu tullumbacen ne shqiptarëve mor aman?

Nga Leonard Veizi Se kush i fryu shqiptarët, e i bëri t’u gënjente mendja se mund të fitonin Kampionatin Evropian të Futbollit 2024, i raftë...

50 Cent: Hakeri ka bërë 300 milionë dollarë duke përdorur llogarinë e tij

Muzikanti amerikan i repit Fifty Cent (50 Cent) pretendon se hakerët, kanë abuzuar me llogarinë e tij të tregtimit të kriptomonedhave dhe kanë fituar...

IKMT nis aksionin, ja lista e objekteve pa leje që do të shemben (Video)

Në kulmin e sezonit turistik, IKMT  ka nisur aksionin për shembjen e disa ndërtimeve pa leje në Vlorë. Mësohet se ndërtesat do të shemben në...

Arsyet e forta pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës – Çfarë duhet të bëni?

Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm. 7 Arsyet Përse Ndiheni Të...

Lajme të tjera

Web TV