A do të largohet Sylvinho apo do të rinovojë. Kjo është pyetja që i bëjnë vetes tifozët e Shqipërisë, pas eleminimit nga Europiani. Rreth të ardhmes së trajnerit foli Shpëtim Duro, në “Euro 24” në News 24.
“Duka e tha qartë, unë nuk mund të jap 5 milionë euro. Nëse është gati të sakrifikojë ekonomikisht, mund të vazhdojë. Nuk është ndonjë problem i madh. Puna e Sylvinhos ka qenë mjaft pozitive. Mirë është të vazhdohet projekti, e rriti Shqipëria si trajner. Ai duhet të rrijë sepse ka meritë me skuadrën përfaqësuese. Ka bërë ekip të mirë, ka merita edhe në seleksionim” – tha ai. S.B